Parashikime të frikshme nga Bill Gates - Business Magazine Albania

Parashikime të frikshme nga Bill Gates

Bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë se në të ardhmen e afërt njerëzit do të kenë asistentë personal me Inteligjencë Artificiale.

Në të ardhmen e afërt, kushdo që është ‘online’ do të jetë në gjendje të ketë një asistent personal të mundësuar nga inteligjenca artificiale që është shumë përtej teknologjisë së sotme”, thotë ai.

“Agjentët janë më të zgjuar. Ata janë proaktivë – të aftë për të bërë sugjerime para se t’i kërkoni ato”.

Në vend që të kemi shumë aplikacione të ndryshme në pajisjet tona për të kryer detyra të ndryshme, thotë Gates, përdoruesit thjesht duhet t’i tregojnë pajisjes së tyre, në gjuhën e përditshme, se çfarë duan të bëjnë

Këtu do të ndërhyjnë të ashtuquajturit “agjentë” të fuqizuar nga AI, sipas Gates.

Këta asistentë personalë, të aftë për të kryer detyra të ndryshme nëpër aplikacione të ndryshme, do të përmirësohen vazhdimisht me kalimin e kohës ndërsa njohin përdoruesit e tyre, thotë bashkë-themeluesi i Microsoft.

Për shembull, nëse po planifikoni një udhëtim, chatbot-ët ekzistues mund të jenë në gjendje të identifikojnë vetëm hotelet që përshtaten me buxhetin tuaj – por një agjent do të dijë se në cilën kohë të vitit do të udhëtoni dhe nëse gjithmonë kërkoni destinacione të reja ose preferoni të ktheheni në të njëjtin vend

“Nëse keni një ide për një biznes, një agjent do t’ju ndihmojë të shkruani një plan biznesi, të krijoni një prezantim për të dhe madje të gjeneroni imazhe se si mund të duket produkti juaj”, parashikoi ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0