Veliaj: Ja pse zgjodhëm Piramidën për Samitin e liderëve të BE-së - Business Magazine Albania

Veliaj: Ja pse zgjodhëm Piramidën për Samitin e liderëve të BE-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar arsyen pse u zgjodh Piramida si vendi që do të mikpresë Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit. Në një intervistë për News 24, ai tha se një zgjedhje e tillë u bë jo vetëm për të promovuar një nga godinat ikonike të kryeqytetit, por edhe se një nga kubat e saj do të shërbejë si një nga zyrat e Kolegjit të Evropës.LEXO: Përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit, rrugët që do të bllokohen që pasditen e sotme

“Epiqendra e aktivitetit është Piramida e Tiranës. Kryeministri dhe unë jemi padyshim agjentët më të mirë të marketingut të qytetit, pra duam të ‘shesim’ gjithmonë produktin “Made in Tirana” në çdo mundësi që kemi. Zgjedhja për ta mbatjtur Samitin te Piramida nuk është e rastësishme.

Ekziston Pallati i Kongreseve dhe Pallati i Brigadave, ka aktivitete që zhvillohen pa fund në qytet, por kemi zgjedhur Piramidën sepse pasi të mbarojë gjithë Samiti, bashkë me z. Granoff, që është bashkëfinancuesi nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, aleati ynë kryesor që kemi punuar në shumë projekte të tjera, kemi shfrytëzuar këtë sfond të Samitit si qershia mbi tortë të jetë hapja e Piramidës.

Jo rastësisht një nga kubat e Piramidës do të jetë zyra e Kolegjit të Europës, në këtë sens do të akumulojmë gjithë këtë vëmendje, që vjen në Tiranë, për të promovuar ndoshta një nga ndërtesat ikonike të Tiranës. Projekti i Piramidës, që tani është në finale të shumë prej çmimeve të arkitekturës”, tha Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0