Robotë brenda qenies njerëzore brenda vitit 2050 - Business Magazine Albania

Robotë brenda qenies njerëzore brenda vitit 2050

Brenda vitit 2050 shoqëria jonë do ndryshojë dhe do ketë një simbiozë human-avatar. Kështu trupi i njeriut do të njohë një evolucion të ri nëpërmjet robotëve dhe inteligjencës artificiale, ku këto të fundit do të ndërveprojnë, duke nisur kështu procesin e nje jete inteligjente inorganike.

Këto janë parashimiet dhe bindjet e shkencëtarit, njëkohësisht një ndër ekspertët me të njohur në botë për robotët humanoid, Hiroshi Ishiguro, i Universitetit të Osakës. Sipas tij, falë teknologjive mund të zgjerojmë aftësitë perceptive, konjitive dhe fizike, dhe nga ky ndryshim mund të përfitojnë shumë më tepër personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, që mund të kenë kështu një rol aktiv në shoqëri.Robotë brenda qenies njerëzore brenda vitit 2050

Por jo vetëm, integrimi në trupin tonë i teknologjive do të bëjë të mundur që të jetojmë më gjatë, më mirë, duke ndryshuar në mënyrë radikale të ardhmen tonë, pasi pjesë të trupit do të zëvendësohen me pjesë robotike, jo biologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0