Sot në orën 18:30, disa prej maratonomakeve që do të garojnë në Maratonën e Tiranës ne mbështetje te fëmijëve me aftësi te kufizuara, do të takohen për të bërë vrap parapergatitor tek Diga e Liqenit. Ky takim mund të shërbejë për t’i dhënë mundësi dhe medias të njihet me qëllimet e fushatës dhe disa prej garueseve, të ndjeshem ndaj nevojave të komunitetit.
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) organizon per te 3-tin vit rradhazi fushatën “Garo/Mbeshtet si Maratonomak DSA-ne”, ne kuadër të Maratonës se Tiranës që mbahet me 22 Tetor. Kjo fushatë ndërgjegjësuese dhe ngritje fondesh u iniciua ne vitin 2021 nga Danjel Nikolla, nje profesionist i marketingut dhe i komunikimit qe jeton dhe punon ne Diasporë.
Këtë vit, Fondacioni ka synim qe 250 maratonomake te garojnë për kauzën, si dhe mbledhjen e 30.000 euro fondesh, përmes dhurimeve të komunitetit të biznesit dhe individëve nga Shqipëria e Diaspora, te nevojshme për sigurimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara (Sindroma Down, Autizem) familjet e të cileve nuk jane ne gjendje të paguajnë për këto shërbime.
Në Qendrën e Shërbimeve PRO PAK te Fondacionit, aktualisht marrin shërbim 42 fëmijë me aftesi te kufizuara dhe vetëm 7 prej tyre paguajnë tarifen e plote te shërbimit.
Vitin e kaluar fushata mblodhi 19.564€ fonde dhe mbështeti me shërbim terapeutik 19 fëmijë me aftësi të kufizuara.
Këtë vit, deri me tani, fushata ka ngitur rreth 25.000 euro fonde dhe mes 254 vrapuesve gjendën dhe qytetare te thjështë, njerëz të medias apo botes se artit.
Vitin e shkuar Ekipi #VrapoPerDSA rrëmbeu dhe çmimin e Grupi më i Madh, dhe synon ta fitojë sërish këtë çmim me 22 Tetor.
Grupi i sotëm që mblidhet teg Diga, do të jetë i hapur për intervista dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të siguruar plane për emisionet e planifikuara në kuadër të Maratonës.
Ju ftoj të bëheni pjesë e një kauze, që jo vetëm ndihmon drejtëpërdrejtë një komunitet familjesh ne nevoje per tu mbeshtetur per sigurimin e sherbimeve terapeutike per femijet e tyre , por edhe frymëzon solidaritet mes qytetarësh.
Ne rast nevoje, mund te lidheni me numrat në vijim, qe do të jenë pasdite tek Diga e Liqenit me grupin vrapues:
Admir Marku: +355 69 560 6269
Ladi Hoxha: +355 69 296 5594
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.