Jep dorëheqje nga pozita e tij në njësinë cloud ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Alibaba - Business Magazine Albania

Jep dorëheqje nga pozita e tij në njësinë cloud ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Alibaba

Daniel Zhang, kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv në largim i Alibaba, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtor i divizionit cloud të kompanisë në një lëvizje të papritur të njoftuar vetëm disa muaj pasi ai mori rolin kryesor.Aksionet e Alibaba të hënën pësuan rënie prej 3 për qind në bursën e Hong Kong pas njoftimit të bërë nga ana e tij.

Zhang tani do të largohet plotësisht nga ekipi kryesor i menaxhimit të gjigantit të teknologjisë kineze, teksa kompania ndërmerr ristrukturimin e tij më të madh ndonjëherë në mes të një rënieje të përkeqësuar në ekonominë e dytë më të madhe në botë, raporton CNN.
Lexo: 7 thënie motivuese për të nisur javën

Vetëm tre muaj më parë, Zhang, 51 vjeçar, tha se një arsye kryesore që ai donte të largohej nga posti i shefit të kompanisë ishte sepse ai duhej të fokusohej në “spin-off-in” e biznesit të saj cloud.

“U befasuam nga ky njoftim”, deklaruan analistet e Citi të gjatë ditës.

“Z. Zhang mund të ketë dashur të tërhiqet nga vëmendja e publikut, sipas mendimit tonë”, shtuan ata pa dhënë detaje

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0