Prizren, nis Dokufesti, fokusi tek inteligjenca artificiale - Business Magazine Albania

Prizren, nis Dokufesti, fokusi tek inteligjenca artificiale

Në Prizren ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest.

Tema e edicionit të sivjetmë është inteligjenca artificiale, temë që premton biseda dhe diskutime interesante në panele të shumta.

Inteligjenca artificiale u përfshi edhe në ceremoninë hapëse. Zëri kompjuterik prezantoi festivalin, e madje edhe shpalli të hapur atë, duke njoftuar të pranishmit për shfaqjen e filmit hapës “2001: A Space Odyssey”.

Ky film është i vitit 1968 i regjisorit të famshëm amerikan, Stanley Kubrick. Filmi konsiderohet si kryevepra e këtij regjisori dhe shfaq një histori epike për evolucionin e njerëzimit dhe ndoshta është filmi më “i vërtetë” fantashkencë i të gjitha kohërave.

Lexo edhe:Paralajmëron ndërtuesi i ChatGPT : “Inteligjenca artificiale do të marrë edhe punët tona!”

Dokufest do të zgjasë deri më 12 gusht. Në këtë edicion rreth 230 filma do të shfaqen në tetë kinema, gjysma e të cilave janë në ambient të hapur. Nga këta filma, 105 prej tyre garojnë në tetë kategori.

Këtë vit, festivali tërhoqi një numër të madh filmash, mbi 3.500, që aplikuan nga 111 shtete.

Në këtë edicion janë përfshirë edhe filma cilësor nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu, ka filma edhe nga Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

“Mendoj se ky është, të mos them më i miri, por ndër vitet më të mira sa i përket filmave të realizuar në Kosovë apo nga kineastët kosovarë që jetojnë jashtë vendit. Në mesin e tyre janë edhe dy autorë të rinj që jetojnë në Zvicër”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Nukollari, drejtor artistik i Dokufest-it.

Personazhe të njohur nga bota e filmit do të jenë në mesin e panelistëve.

Këtë vit, krijimet filmike nga Kanadaja do të dominojnë repertorin e festivalit.

Banorët e Prizrenit e kanë pritur me padurim nisjen e Dokufest-it, pavarësisht se kohët e fundit në këtë qytet janë mbajtur një sërë manifestimesh kulturore. Megjithatë, tani e gjithë vëmendje është te Dokufest-i.

Hotelet janë pothuajse plot dhe e njëjta vlen edhe për bujtinat, ndërkohë që edhe një numër i madh i qytetarëve hapin dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirë nga jashtë.

Këtë vit pritet që në Dokufest të marrin pjesë rreth 500 të ftuar.

Sipas të dhënave të institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, për dhjetë ditët e ardhme do të ketë një qarkullim prej rreth 5 milionë eurosh.

cna

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0