Bankat italiane Bper, ajo Monte dei Paschi di Siena”, ”Banca Popolare di Sondrio”, Fineco, Intesa dhe Fideuram, njoftuan se kishin pësuar një sulm kibernetik nga hakerat rusë.
Faqet në internet të këtyre bankave u bllokuan për disa minuta, hakerat e pseudonimin Noname057, thanë se sulmin e kishin kryer si hakmarrje për shkak të “komenteve rusofobe të autoriteteve italiane”.
Megjithatë, ekspertët thanë se bëhej fjalë për dëme të vogla, në krahasim me ransomware-in, vjedhjen e të dhënave që shoqërohet me një kërkesë për shpërblim monetar në këmbin të tyre. Ndërkohë edhe Gjermania po përballet me sulme të shtuara kibernetike. Shefi i departamentit kibernetik të forcave të armatosura të Gjermanisë, zëvendësadmirali Thomas Daum, përmendi Rusinë si kërcënimin kryesor.
“Ka shumë sulme të thjeshta që synojnë mbingarkimin e serverëve me mijëra kërkesa, për shembull në faqet e internetit të Bundeswehr-it, qeverisë gjermane ose aeroporteve. Kam frikë se duhet të llogarisim edhe faktin se në një moment një termocentral do të ndalë punën dhe rreziku vjen nga Rusia”, tha Daum, i cili tha se do të përcaktonte edhe Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “si vende që kanë gjithashtu aftësitë përkatëse”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto