Kompania mëmë e Facebook, Meta, po lanson aplikacionin e saj të ri për ta rivalizuar Twitterin dhe thotë se do të jetë i diponueshëm të enjten.Aplikacioni, i cili quhet Threads dhe është i disponueshëm për t’u shkarkuar paraprakisht në Apple App Store, do të lidhet me Instagramin.
Lexo edhe: Shifrat janë “tronditëse” – ja sa “vite të jetës” shpenzon një përdorues tipik në media sociale
Disa imazhe tregojnë një panel kontrolli në aplikacionin ku duket i ngjashëm me Twitter-in. Meta e përshkruan Threads-in si një “aplikacion bisedash të bazuar në tekst”.
“Threads është vendi ku komunitetet takohen për të diskutuar gjithçka, që nga temat që i interesojnë sot deri te ato që do të jenë në trend nesër”, thotë përshkrimi në App Store.
Threads gjithashtu do të mbledhë të dhëna nga telefoni juaj, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes, blerjet dhe historinë e kërkimit.
Disa aplikacione që kanë një ngjashmëri të madhe me Twitter-in kanë dalë në vitet e fundit – siç është Truth Social e Donald Trump dhe Mastodon-i. Një aplikacion tjetër i ngjashëm, Bluesky, pretendon se ka parë trafik të “rekord” pas veprimit të zotit Musk për të kufizuar përdorimin gjatë fundjavës.
Megjithatë, Threads mund të jetë kërcënimi më i madh që Twitter-i ka përballur deri më sot.
Lansimi i këtij aplikacioni shënon edhe një veprim tjetër rivaliteti midis shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg dhe pronarit të Twitter, Elon Musk.
Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse ende mbetet e paqartë nëse dueli do të zhvillohet me të vërtetë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.