Qiraja mesatare në SHBA shënoi në maj të këtij viti rënien e parë në të paktën tre vjet, sipas një raporti të Realtor.com
Në maj, mesatarja kombëtare e kërkuar e qirasë ishte 1,739 dollarë, një rënie me 0,5% nga maji 2022.
“Kjo është një tjetër shenjë se inflacioni i nxitur nga qiratë ka të ngjarë të lihet pas,” tha në një deklaratë Danielle Hale, kryeekonomistja e Realtor.com.
Edhe pse ende modeste, një rënie e qirave e kombinuar me uljen e inflacionit dhe një treg ende të fortë pune është padyshim një lajm i mirëpritur për familjet amerikane.
Qiratë kanë rënë gradualisht nga kulmi i arritur në korrik 2022, me një vlerë mesatare prej 1,777 dollarësh, por ato mbeten gati 25% më të larta se në 2019.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto