Regjistrimet në klasë të parë/ Aplikimi në e-Albania deri më 30 qershor - Business Magazine Albania

Regjistrimet në klasë të parë/ Aplikimi në e-Albania deri më 30 qershor

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë për vitin e ri shkollor ka nisur me 15 qershor dhe do të mbyllet në fund të muajit.

Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit aplikimi do të zhvillohet online nëpërmjet portalit E-Albania.

Prindërit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur aplikimet. Si vitin e kaluar edhe këtë vit atyre nuk u lejohet të ndërhyjnë për të zgjedhur shkollën apo mësuesin e preferuar, por janë të detyruar të regjistrojnë fëmijën në institucionin shkollor që u nxjerr sistemi.
lexo: Rilidhja e botës me AI

Drejtoresha e shkollës ”Maji“ Entela Gjondedaj sqaron se pasi përfundon aplikimi, emri i fëmijës shfaqet në sistem sëbashku me adresën e tij dhe vetëm nëse plotësohet kriteri i vendbanimit, kërkesa e prindit pranohet nga institucioni shkollor.

Prindërit do të kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët për klasë të parë deri me 30 qershor. Pas përfundimit të kësaj faze të parë regjistrimesh, Drejtoria Arsimore do të vendosë nëse do t‘i rihapë regjistrimet në një fazë të dytë në muajin shtator.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0