Të konsideruara tashmë si “Ari i kuq”, luleshtrydhet e prodhuesve shqiptarë, falë cilësisë së tyre, po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar, tregjet e rajonit dhe BE-së.
Përmes Skemës Kombëtare Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton se po vazhdon të mbështesë kultivimin e luleshtrydheve në serra.
Vitin e kaluar nga kjo skemë u mbështetën 771 fermerë. Fondet synonin rritjen e sipërfaqeve të mbjellë me luleshtrydhe dhe ulja e kostos së prodhimi.
lexo: Ju mund të jeni duke rrezikuar produktivitetin e ekipit tuaj pa djeninë tuaj
Kultivimi i luleshtrydhes vitet e fundit ka marrë shtrirje në shumë zona të Shqipërisë.
Fillimisht në vitin 2018, luleshtrydhet filluan të mbilleshin në qarkun e Fierit. Më pas gjeografia e prodhimit të saj përfshiu edhe Lushnjën.
Zgjerimi i serrave ku kultivohen luleshtrydhet, ka sjellë rritjen e eksportit kryesisht në tregun e Italisë, të Kosovës dhe Serbisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto