Ju mund të jeni duke rrezikuar produktivitetin e ekipit tuaj pa djeninë tuaj - Business Magazine Albania

Ju mund të jeni duke rrezikuar produktivitetin e ekipit tuaj pa djeninë tuaj

NGA DAVID FINKEL

Të jesh drejtues i një biznesi të vogël dhe të mesëm do të thotë që shpesh vesh shumë kapele dhe keni shumë gjëra në pjatën tuaj. Si trajner biznesi për më shumë se njëzet e pesë vjet, mund të them se për shumicën e pronarëve të bizneseve produktiviteti dhe efikasiteti nuk janë aftësi të lindura. Ato shpesh duan vite për t’u zotëruar, dhe madje edhe më shumë për t’i kaluar ato sjellje tek pjesa tjetër e ekipit tuaj. Por nëse bëhen në mënyrë korrekte, ato mund të ndryshojnë lojën për biznesin tuaj. Kështu që sot dua të flas se si një ndryshim i thjeshtë në mënyrën se si mendoni për produktivitetin dhe kohën mund t’ju ndihmojë ju dhe ekipin tuaj të bëni më shumë me më pak zhurmë në sfond.

Koha vs Vlera

Koha kundër vlerës është një debat që u ngrit kur pamë një zhvendosje të madhe drejt opsionit të punës remote dhe një debat koherent ende sot. Nëse nuk mund ta shihni Lindën në kontabilitet, duke shkruar çeqe dhe duke balancuar librat, si mund ta dini se ajo po punon? Dhe përgjigja është e thjeshtë. Nëse shitësit janë të kënaqur, dritat janë ende të ndezura dhe ekipi juaj paguhet çdo dy javë, mund të bëni lidhjen që Linda po bën punën e saj dhe po krijon vlerë për biznesin. Nuk ka rëndësi nëse ato detyra i marrin dy orë apo tetë, për sa kohë që ajo po i kryen detyrat e saj në mënyrë të kënaqshme dhe në kohë. E njëjta gjë vlen edhe për ju si menaxher ose pronar biznesi. Të gjithë kemi të njëjtat 24 orë në ditë. Dëshironi të përqendroheni në të bërë diçka  për pjesën më të mirë të tetë orëve në ditë? Apo dëshironi të kaloni një pjesë të kohës tuaj duke u fokusuar në artikujt me vlerë më të madhe që rrisin biznesin tuaj? Kjo e fundit sigurisht.

Ekipi juaj duhet të krijojë vlera

Pra, si drejtues, si e përktheni idenë e një ekonomie me vlerë tek stafi juaj? Le të themi se jam duke punuar me Karlën dhe i dërgoj një email duke i kërkuar diçka. Kalon një orë; Unë nuk marr një përgjigjje. I dërgova një email tjetër. “Karla, ku është?” Mund të jetë edhe një gjë me vlerë të ulët. Kështu që unë u mërzita dhe i dërgova një mesazh përsëri. “Karla, ku është? Tani i kam dërguar dy email dhe një mesazh, të gjitha brenda pak më shumë se një ore.

Më vonë kuptova se klienti ynë numër një kishte një sfidë dhe doli që Carla kishte mbledhur një ekip të vogël për të zgjidhur këtë sfidë për klientin tonë më të rëbdësishëm. Ajo po punonte për një detyrë me vlerë shumë të lartë, e cila është ajo që dëshironi që ekipi juaj të bëjë. Por shtyrja ime për t’iu përgjigjur kërkesës sime me email nuk ishte vetëm vlerë e ulët, por në mënyrë të pandërgjegjshme po i thosha asaj se reagimi është më i rëndësishëm sesa krijimi i vlerës reale për biznesin.

Lexo: Ekziston vetëm një mënyrë e saktë për të kërkuar falje kur gabojmë në punë

Mënyra e duhur për ta trajtuar këtë do të kishte qenë t’i jepte asaj njëfarë diskrecioni dhe ta linte të përqendrohej në punën me vlerën më të lartë. Që do të thotë se ajo mund të ketë nevojë të jetë larg emailit për një orë ose dy ose edhe tre ose katër. Sigurisht, asaj do t’i duhet ende të kontrollojë për të mbajtur kontakt me atë që po ndodh, por mënyra se si e vlerësojmë kohën tonë dhe të tjerët luan një rol të madh në sjelljet aktuale dhe të ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0