Premiera e “Lamtumirë filmi 35 mm", i pari film dokumentar që sjell historinë e filmit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Premiera e “Lamtumirë filmi 35 mm”, i pari film dokumentar që sjell historinë e filmit në Shqipëri

Historiku i filmit dhe kinemasë shqiptare, tashmë vjen për herë të parë, në filmin dokumentar “Lamtumirë film 35 mm”, i cili pati premierën në Kinema Millenium.

Në këtë dokumentar është pasqyruar jeta e të gjithë atyre që prekën magjinë e filmit, por edhe se si ka shkuar kinemaja ndër vite në Shqipëri, derisa ky format filloi të venitej dekadën e fundit. Këtë fakt e tregojnë edhe statistikat që shfaqen në film, ku dikur kishte rreth 450 kinema, ndërsa sot rreth 3-4 të tilla.
Sipas autorëve të “Lamtumirë film 35 mm”, ndikim të drejtpërdrejtë ka patur epoka e digjitalizimit në të cilën jetojmë.

lexo: Pse ambicia për sipërmarrje sjell punonjës të shkëlqyer në vendin e punës

Ky film dokumentar, nuk vjen vetëm në trajtën e rrëfimit, por ka të intervistuar edhe personalitete të ndryshme të botës së kinemasë. Këtu nuk përfshihen vetëm aktorët, regjisorët dhe producentët, por edhe punëtorët e skenës.

Brenda rrëfimit të “Lamtumirë film 35 mm”vjen gjithashtu censura e kohës dhe autocensura te krijuesit, si dhe kapërcimi i situatave në momentet kyçe të historisë. Ky film dokumentar, i cli ka nisur xhirimet në Shtator të vitit 2022, është realizuar me skenar të Rezarta Reçit, regji të Rigers Plaka, producent Skënder Jaçe, drejtor fotografie Agim Kuri, financuar nga QKK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0