Corona ka ndryshuar përfundimisht botën e punës - Business Magazine Albania

Corona ka ndryshuar përfundimisht botën e punës

Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kualifikim, më shumë digjitalizim. Pandemia e Coronës e ka ndryshuar me themel kulturën e punës në Gjermani.
Sipas një sondazhi pandemia e Coronës e ka ndryshuar me themel botën e punës mes punëdhënësve gjermanë. Katër nga pesë të anketuar janë përgjigjur, se punëdhënësi i tyre është shumë më i hapur ndaj teknologjive digjitale se më parë bëhet e ditur nga një sondazh i Shoqatës Digitale Bitkom me të punësuar. Më shumë se gjysma e të pyeturve thekson se stili i drejtimit është bërë më kooperativ, dhe se drejtuesit i dëgjojnë më shumë nevojat e të punësuarve. Përveç kësaj në shumë raste koha e punës nuk organizohet më në mënyrë aq të ngurtë, përmes futjes së kohës së punës në mirëbesim. Para një viti, mars 2022 mori fund detyrimi i punëdhënësve të dërgonin punonjësit në shtëpi, nëse nuk ka arsye të forta që pengojnë punën.

Edhe një studim i Institutit të Ekonomisë, ifo e konfirmon këtë. Sipas Jean-Victor Alipour nga instituti ifo nuk vërehet “asnjë ndryshim” pas një viti në këtë drejtim duke parë të gjitha degët në tërësi. “Nga ana tjetër ka punë që nuk pajtohen me home-office“, thotë Alipou. Si për shembull gastronomia. Edhe në hoteleri është shumë i ulët numri i punonjësve që janë në home-office. Por sipas ifo-s, ende çdo i katërt apo e katërt i punësuar në Gjermani aktualisht vazhdon të punojë nga shtëpia.

“Corona ka instaluar më shumë se home-office punën nga shtëpia”,  thotë presidenti i Bitkom, Achim Berg. “Në shumë kompani, shumë punëdhënës kanë rimenduar tërësisht politikën e personelit dhe e kanë përshtatur atë”, thekson ai dhe duket se me fundin e masave kundër Coronës, këto ndryshime ende kanë mbetur në botën e punës. Por ka edhe zhvillime të tjera. Gati gjysma e të punësuarve punon tani më shumë në multi-ekipe të sektorëve të ndryshëm dhe përfiton më shumë nga një ofertë më e madhe e arsimimit.

Tek një pjesë rritet dyshimi

Por ka edhe anë të errëta. 24% e të punësuarve thonë, se punëdhënësit janë bërë më skeptikë dhe duan të kontrollojnë më me saktësi kohën e punës dhe punën e bërë. Në vitin 2022 këtë e thanë vetëm 15% e të anketuarve. “Një kulturë bashkëkohore e punëdhënësve nuk duhet të bazohet mbi kontrollin”, thotë Berg. “Sidomos në ekonominë digjitale besimi dhe fleksibiliteti janë mjaft të rëndësishëm në luftën për talentet ndërkombëtarë.” Dega e specialistëve të IT-së punon më së shumti nga shtëpia edhe pas pandemisë. Në shkurt madje numri i të punësuarve të kësaj dege që punojnë nga shtëpia u rrit me 73,4%.  dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0