Bill Gates mendon se A.I. si ChatGPT është inovacioni “më i rëndësishëm” për momentin - Business Magazine Albania

Bill Gates mendon se A.I. si ChatGPT është inovacioni “më i rëndësishëm” për momentin

Zhvillimet ne AI janë risia “më e rëndësishme” për momentin, tha filantropisti Bill Gates. “Kjo do të ndryshojë botën tonë,” vazhdoi ai. AI gjeneruese si ChatGPT i OpenAI mund të përmirësojnë efikasitetin, duke hartuar fatura dhe letra, tha Gates. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se ChatGPT, është po aq i rëndësishëm sa shpikja e internetit.
“Deri tani, inteligjenca artificiale mund të lexonte dhe të shkruante, por nuk mund ta kuptonte përmbajtjen. Programet e reja si ChatGPT do t’i bëjnë shumë punë në zyrë më efikase, duke ndihmuar në shkrimin e faturave ose letrave. Kjo do të ndryshojë botën tonë”, tha ai.

“Mënyra më e lehtë për ta kuptuar atë është se AI është shumë i mirë në njohjen e të folurit dhe njohjen vizuale, por ata në thelb nuk mund të lexonin,” tha ai.

Me fjalë të tjera, platformat tradicionale të inteligjencës artificiale nuk mund të përpunonin në të vërtetë gjuhën që merrnin. Por, platformat më të reja, si ChatGPT, janë të afta të trajnojnë, përmirësojnë dhe lexojnë e shkruajnë përmes njohurive të reja.

ChatGPT, i zhvilluar nga firma amerikane OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft Corp, është vlerësuar si aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori.

Programi ChatGPT, besohet se u krijua nga shqiptarja Mira Murati e cila njëherësh është shefja e teknologjisë në OpenAI. handelsblatt

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0