Në mbështetje të aftësimit të të rinjve në agrobiznes - Business Magazine Albania

Në mbështetje të aftësimit të të rinjve në agrobiznes

Ministria e Bujqësisë përmes një programi të ri me njohuri teorike e praktike, po mbështet aftësimin e të rinjve në agrobiznes me synim integrimin e tyre në sipërmarrje të reja në bujqësi.

Në bashkëpunim me FAO-n dhe UBT-në, kjo ministri do të çelin nga data 15 Shkurti deri në 1 Mars të këtij viti, aplikim në të gjithë sektorët e ekonomisë, për projekte për zhvillimin e bizneseve agroturistike. Aplikimi do të pranohet nga të rinj të sapodiplomuar apo në vitin e fundit të studimeve dhe që duan të marrin një eksperiencë të vlefshme.

Rreth 25 të rinj do të përzgjidhen për të zhvilluar një program i cili integron njohuritë teorike të sipërmarrjes dhe të digjitalizimit me njohuri praktike në biznese të suksesshëm të përdorimit të administrimit te biznesit dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, turizmit rural, eksportit dhe përpunimit të produkteve me qëllim krijimin e mundësive të tyre për të hapur biznesin e tyre  në zonat rurale.

Sipas ministres së bujqësisë Frida Krifca ky program ka dy objektiva të rëndësishme, integrimin e të rinjve në sektorin e bujqësisë dhe  forcon komponentin digjital në bujqësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0