Çfarë është një "Nomad digjital"? - Business Magazine Albania

Çfarë është një “Nomad digjital”?

Nomadët digjitalë, Shqipëria për këtë lloj pune krahasuar me vendet e rajonit!

Nomadët digjitalë, qasja e Shqipërisë për këtë lloj pune krahasuar me vendet e rajonit.  Shqipëria është kthyer në një destinacion tërheqës për nomadët digjitalë. Në një dokument të miratuar nga qeveria, siç është strategjia ndërsektoriale “Agjenda digjitale e Shqipërisë” dhe të planit të veprimit 2022 – 2026 bie në sy pikërisht edhe një pikë që lidhet me nomadët digjitalë. Tomi Kallanxhi, shprehet se çfarë është një  nomad digjital dhe si funksionon puna e tyre.

Një nomad digjital është një person që punon në një vend tjetër dhe të ardhurat i vijnë nga një shtet tjetër, domethënë taksat i paguan diku dhe paratë i merr në një vend tjetër. Të bësh jetë nomade digjitale më përgjithësi janë profesione të software develoment, personat që zhvillojnë software ata që punojnë në punë digjitale, graphic designers, janë ata që punojnë remote dhe taks menagment. Në përgjithësi këto punë e nomadëve digjital janë marketing dhe së fundmi çdo gjë që përfshihet në mediat sociale dhe kështu nuk është e nevojshme prezenca duke qenë se ka mjete që të ndihmojnë me grupe nga e gjithë bota nuk ka rëndësi vendodhja ku ndodhesh ti.”

Ka disa aftësi që një person duhet rë ketë përpara se të bëjë një jerë nomade digjjtale. Pra jo gjithkush mund të arrijë të përfshihet në këtë anë të teknologjisë, por çfarë duhet të ketë parasysh dikush para se të jetë pjesë e jetës nomade digjitale.

Përfitimet janë që ty të vjen pagesa nga një vend si Amerika ndërkohë që jeton në Shqipëria apo Estoni. Projekti i rezidencës në vend është një qasje shumë pozitive për ne.”

Projekti i rezidencës mund të jetë një hap i rëndësishëm për tërheqjen e nomadëve digjitalë në vendin tonë bashkë me shumë mundësi të tjera që vendi ofron si aplikimi në internet për viza, viza e paguar dhe e lëshuar online, platforma e-albania, faqe web-i për turizmin, sistemi i transportit, hubet digjitalë dhe hapësirat e bashkëpunimit, lidhja dhe shpejtësia e internetit në telefon, kostoja telefonike, prania e mediave sociale.

“Nuk jemi pas me qasjen e teknologjisë dhe çështjen e menaxhimit, por në Estoni ti mund të marësh një kartë dhe paguan taksat e tua online, mund të regjistrohesh të hapësh një biznes pa qenë asnjëherë atje. Ata kanë bërë gjithashtu një ligj të ri që nëse ti ke të ardhura mbi 3500 euro, të japin ty mundësinë që të jetosh atje dhe gjithashtu merr një leje qëndrimi.”

Stili i jetesës si nomad digjital u theksua më tepër gjatë pandemisë, kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Vendosja e kufizimeve të ashpra bëri që shumë prej atyre që kishin një punë të tillë të zgjidhnin destinacione ku kufizimet ishin më pak të ashpra. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga destinacionet më të preferuar për nomadët digjitalë. Por cila është qasja e Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit?

“Për çështjen e digjitalizimit të bizneseve të goverment, ne jemi disa hapa më parë se shtetet e tjera të Ballkanit dhe e vetmja gjë që ka shqipëria me pjesët e tjera të Ballkanit është që ka koston më të ulët për këta nomadë digjitalë. Ndërsa për ta nuk është shumë i rëndësishëm ky aspket, sepse kanë pagesa shumë të larta. Por theksoi që shumica e këtyre profesioneve janë të dedikuara teknologjisë dhe jo profileve të tjera.” u shpreh eksperti Kallanxhi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0