Ndryshon sërish skema e tatimeve. Kësaj here preket pragu i bazës së tatueshme - Business Magazine Albania

Ndryshon sërish skema e tatimeve. Kësaj here preket pragu i bazës së tatueshme

ALTAX

Dy muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të taksës progresive për të ardhurat nga punësimi, formula duket se do të ndryshojë sërish. Te enjten nga foltorja e parlamentit kryeministri deklaroi rritje të pagës dysheme të patatueshme deri në 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që është aktualisht kufiri me 0% tatim.

“Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra. Dhe së shpejti, brenda pak ditësh ne do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë, do të shkojmë përtej angazhimit për ta përgjysmuar.” – u shpreh kryeminsitri para pak ditesh.

Por, ndërsa lajmëron lehtësi për këta individë me pagë deri në 50 mijë lekë, qeveria në anën tjetër përmes ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat pritet te zgjeroje bazën e taksimit, duke ndryshuar fashat e taksimit progresiv.

Lexo edhe: Hidhet në konsultim publik ligji/ Profesionistët e lirë taksohen në mënyrë progressive, njëjtë dhe për të ardhurat nga puna

Me skemën aktuale, veç tatimit 0 për pagat deri në 40 mijë lekë, pagat e tjera nga 30 deri në 50 mijë lekë tatohen 6.5%, pagat nga 50 deri në 200 mijë lekë taksohen me normën 13% dhe ato me mbi 200 mijë lekë të ardhura mujore tatohen me shkallën më të lartë 23%.

Draftligji i ri nëse do të zbatohet siç është përcaktuar në të, vendos dy shkallë tatimore dhe specifikon që për të gjithë individët që marrin nga puna të ardhura vjetore nga 0 deri në 2 040 000 lekë ose nga 0 deri në 170 000 lekë  me bazë mujore të taksohen 13%. Ndërsa personat që tejkalojnë 170 000 lekë në muaj ose mbi 2 040 000 lekë në vit do të tatohen me shkallën maksimale 23%.

Deklarimi i kryeministrit nuk përfshihet në projektligjin e propozuar nga qeveria. Edhe ai nuk specifikon një afat kohor se kur këto ndryshime mund të marrin fuqi ligjore dhe mbetet ende për t’u parë se si do të konkretizohet skema e re e taksimit për të ardhurat nga puna.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0