Elon Musk, më i pasur se Bill Gates dhe Warren Buffett së bashku - Business Magazine Albania

Elon Musk, më i pasur se Bill Gates dhe Warren Buffett së bashku

Elon Musk

Elon Musk, CEO dhe themeluesi i Tesla dhe SpaceX rriti pasurinë e tij dhe tani ka një vlerë neto prej 236 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Në këtë mënyrë, miliarderi renditet 39 miliardë dollarë mbi Jeff Bezos, themeluesin e Amazon dhe Blue Origin, i cili mbante vendin e parë të njerëzve më të pasur në botë për disa kohë dhe aktualisht ka një pasuri prej 197 miliardë dollarësh.

Rritja e aseteve të biznesmenit me origjinë nga Afrika e Jugut është për shkak të shitjes së aksioneve në kompaninë e tij SpaceX, sipas mediumit RT.

Lexoni: Shiba Inu trondit botën e “kriptove”, monedha e 15 me vlerën më të madhe. Çmimi i saj ‘kap qiellin’ pas postimit të Elon Musk

Pasuria e Elon Musk është më e madhe se ajo e miliarderëve si Bill Gates (130 miliardë dollarë) dhe Warren Buffett (103 miliardë dollarë) së bashku.

Në shtator, pronari i Tesla u bë personi i tretë që arriti 200 miliardë dollarë, pas Jeff Bezos dhe Warren Buffett. Në këtë kohë, miliarderi shfrytëzoi rastin për t’i dërguar një mesazh themeluesit të Amazon.

“Unë po i dërgoj një statujë gjigante të shifrës ‘2’ Jeffrey B., së bashku me një medalje argjendi,” shkroi Musk. Më vonë, ai vazhdoi të “bënte shaka” për këtë çështje përmes llogarisë së tij në Twitter kur iu përgjigj një tweet-i nga kundërshtari i tij hapësinor me një medalje argjendi.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0