8 zakone të këqija biznesi nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2019 - Business Magazine Albania

8 zakone të këqija biznesi nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2019


Ndërsa po shkojmë drejt vitit të ri, BusinessMag dëshiron të ndajë me ju 8 zakone të këqija biznesi që iu ndalojnë të jeni produktivë.

1. Ndaloni së punuari shumë orë

Sipas Indeksit Wells Fargo / Gallup, 57% e pronarëve të biznesit në SHBA punojnë gjashtë ditë në javë dhe më shumë se 20% e tyre punojnë shtatë ditë në javë. Ky nivel i përpjekjeve nuk është i qëndrueshëm dhe do vijë një moment ku ju do të jeni të lodhur fizikisht dhe mentalisht. Në vitin e ri përqëndrohuni të punoni në detyra me vlerë të lartë dhe shmangni detyrat që nuk iu çojnë gjëkundi.

Lexoni: Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv. Ja 10 ide për këtë

2. Ndaloni së kontrolluari Email-et

Për të dhënë më të mirën tuaj, ju keni nevojë për ndërprerje të punës në të cilën nuk merrni diçka të vlefshme. Kuptoni se email-i është fiksues dhe kur ju i përgjigjeni një email-i, ka gjasa të vazhdoni të përgjigjeni gjithnjë e më shumë. Ruajeni kohën tuaj me mençuri dhe mos e kontrolloni email-un tuaj çdo 5 minuta gjatë gjithë ditës.

3. Ndalo Mikro-menaxhimin

Në thelbin e mikro-menaxhimit është mungesa e besimit. Dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë se është faj i punonjësit. Kjo mund të nënkuptojë që si pronar biznesi, dyshoni në aftësinë tuaja për të punësuar dhe trajnuar punonjësit tuaj siç duhet. Kështu që ju ndjeni nevojën për të parë çdo lëvizje të tyre. Ose ndoshta nuk besoni në aftësinë tuaj për të deleguar projekte, kështu që ju rrini duke u përpjekur që t’u jepni udhëzimet e duhura për të përfunduar projektin. Si një udhëheqës, është e domosdoshme që ju të besoni në anëtarët e ekipit që punësoni.

4. Ndaloni së punësuari njerëzit e gabuar

Hapi i vetëm më i rëndësishëm i punësimit për të rritur shanset për të bërë një punësim të suksesshëm është të kuptoni saktësisht se çfarë kërkoni. Punësoni personat për nevojat që kompania juaj ka. Mos i lejoni vetes që të punësoni persona të papërshtatshëm që nuk bëjnë punën e tyre.

5. Ndaloni së qeni shumë të shqetësuar

Pushojeni zërin shqetësues në kokën tuaj duke bërë pyetjet e mëposhtme.
Çfarë ka më shumë rëndësi?
Për hir të kujt?
Sa është mjaftueshëm?

Lexoni: 6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër

6. Ndaloni së lëni “para në tavolinë”

Këtë vit praktikoni aftësitë tuaja të negociatave duke u fokusuar në qëllimin përfundimtar. Shumica e pronarëve të biznesit shkojnë deri në tryezën e negociatave pa një ide të qartë të asaj që duan të arrijnë në fund të ditës. Ky gabim mund t’ju kushtojë miliona.

7. Mos i bëni gjërat vetëm

Skuadra e duhur e biznesit mund të jetë transformues. Ata mund t’ju ndihmojnë që të shkoni nga një biznes që varet nga pronari në një kompani të pavarur nga pronari shumë më shpejt se sa mund të mendoni. Por kini kujdes kur zgjidhni skuadrën tuaj. Karakteri është ngjitës.

8. Mos e gënjeni veten tuaj

Ajo që është më e rëndësishmja, jini të ndershëm me veten tuaj. Shumica e pronarëve të bizneseve kanë një strategji “të caktuar”, ku thonë se kompania do të investojë kohën, vëmendjen, talentin dhe paratë për të përmbushur qëllimet e saj më të rëndësishme. Kujdes kjo është pjesa “teorike” e krijimit të strategjisë suaj.

Pastaj vjen pjesa e dytë – strategjia aktuale që kompania juaj po ndjek pa marrë parasysh atë që thotë plani juaj  strategjik. Kjo pjesë e dytë është praktike, realiteti “në terren” se si vendimet e përditshme të kompanisë suaj vërtet drejtojnë burimet e kompanisë suaj drejt progresit.

Lexoni: Zakonet e dëmshme që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Është akumulimi i të gjitha këtyre vendimeve të vogla rreth asaj që ju dhe ekipi juaj aktualisht investoni kohën tuaj, talentet, vëmendjen dhe paratë që përcaktojnë se cila është strategjia juaj aktuale në botën reale.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0