Greqia ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç - Business Magazine Albania

Greqia ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Greqia do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15-vjeç duke filluar nga 1 Janari 2027, bëri me dije kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një videoje në rrjete sociale, kryeministri grek theksoi se rregullorja do të njoftohet në muajt e verës dhe “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrin këtë iniciativë” për mediat sociale.

“Kemi vendosur të ecim përpara me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç ”, tha ai, duke shtuar se qëllimi është ta shtyjnë edhe BE-në në këtë drejtim.

Lexo edhe: Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Më pas iu drejtua fëmijëve duke thënë se “tani jam i sigurt se ata shumë më të vegjël do të zemërohen me mua. Nëse do të isha në moshën tuaj, ndoshta do të ndihesha njësoj, por roli ynë nuk është të jemi të këndshëm”.

Nëse diçka na bën të ndihemi të stresuar, më keq ose më pak mirë nga sa jemi në të vërtetë, atëherë ia vlen t’i vëmë një frenim. Qëllimi ynë nuk është t’ju distancojmë nga teknologjia, e cila mund të jetë një burim frymëzimi, dijeje dhe krijimi”, vazhdoi Mitsotakis.

Së fundmi, duke iu drejtuar prindërve, Kryeministri grek vuri në dukje: “Asnjë ligj nuk mund ta zëvendësojë praninë tuaj. Kjo politikë është thjesht një mjet për t’ju ndihmuar. Unë besoj sinqerisht se pas pak vitesh të gjithë do ta shohim atë si diçka pozitive dhe të vetëkuptueshme”.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0