A e kanë nisur fshehurazi punonjësit britanikë javën me katër ditë pune? - Business Magazine Albania

A e kanë nisur fshehurazi punonjësit britanikë javën me katër ditë pune?

Sipas një raporti të ri të Guardian Advertising, gjithnjë e më shumë punonjës në Mbretërinë e Bashkuar po e mbyllin ditën e punës më herët të premten, duke i shtyrë zakonet e punës drejt një “jave me katër ditë”, edhe pse kjo nuk është zyrtarizuar.

Raporti Shift Happens 2025, i bazuar në një anketim me 1,300 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, grupe fokus dhe të dhëna të brendshme të Guardian-it, përshkruan se si po transformohet ritmi javor i britanikëve. Edhe në Australi, të dhënat duken të ngjashme, gjë që tregon se mund të jetë një trend global në zhvillim.

Ndërkohë, të dhënat zyrtare të ONS (Office for National Statistics) tregojnë se mes tetorit dhe dhjetorit 2024, mbi 200,000 persona më shumë punonin me një orar katërditor krahasuar me vitin 2019,  rreth 11% e fuqisë punëtore.

Lexo edhe: Grok: Elon Musk, më i fortë se LeBron James dhe më i zgjuar se Leonardo da Vinci!

Pse kanë rëndësi ritmet e reja të jetës?

Mënyra se si organizohet jeta e përditshme ndikon në kulturë, familje, komunitet, dhe, në mënyrë pragmatike, në mënyrën si njerëzit konsumojnë media dhe shpenzojnë para. Raporti thekson disa ndryshime thelbësore: Nëse viti 2022 ishte viti i “lodhjes së përgjithshme”, atëherë 2025 është viti i vendosjes së kufijve. Ajo që dikur quhej “quiet quitting” tani është shndërruar në “quiet revenge clock-offs”, largime të heshtura, por të qëllimshme nga puna për të fituar më shumë kohë personale gjatë orarit zyrtar.

Çfarë tjetër po ndryshon?

  • Ne duam të nxjerrim maksimumin nga koha jonë: 64% e britanikëve thonë se “maksimzojnë aktivisht kohën e tyre”, ndërsa te lexuesit e Guardian kjo shifër ngjitet në 73%.

  • Po zgjohemi më herët: 63% zgjohen para orës 07:00. Për 65% prej tyre, dita perfekte nis herët dhe përfshin shoqërim me miqtë.

  • Po bëjmë pushime të vërteta fundjave: 45% shoqërohen më shumë të shtunën; 69% deklarojnë se fundjavat u japin më shumë “kohë për veten”; 57% thonë se fundjavat janë për “shijuar”.

  • Po qëndrojmë më shumë në shtëpi: Gati 4 nga 10 britanikë socializojnë më shumë në shtëpi sot sesa tre vite më parë.

Ky material është bazuar në raportin e Guardian Advertising.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0