Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv. Ja 10 ide për këtë

Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv. Ja 10 ide për këtë


Shkruar nga Neada Muçaj

Njerëzit më të suksesshëm që njihni sot e shfrytëzojnë çdo sekond. Dëshironi disa ide se si mund të shtyni veten në një nivel më lart?! Ja se si shumë drejtues e bëjnë këtë. Businessmag do t’ju sjellë në vijim të tjera ide si mund të ndryshoni zakonet dhe të rrisni produktivitetin.

  1. Stop multi-tasking.

“Duke pastruar rrëmujën në kohë reale (kjo përfshin edhe email-et) ju lironi hapësirë ​​të vlefshme mendore dhe mund të hiqni dorë nga detyra të cilat nuk janë të rëndësishme ose duhet të trajtohen nga dikush tjetër. Ndoshta më e rëndësishmja, vendosni një vijë mes punës dhe jetës, në vend të multitasking 24/7. Zgjidhni kohën për punë dhe kohën për aktivitete të tjera që pasurojnë jetën tuaj. Kur është koha për punë, punoni me efikasitet dhe intensitet. Kur është koha për jetën tuaj, jepuni vëmendje miqve tuaj, familjes dhe aktiviteteve të tjera”. Këtë e thotë Dr. Shu Li, kryetar i laboratorit të Mjekësisë së Avancuar, i cili ka fituar gjashtë patenta amerikane dhe ndërkombëtare për shpikje të ndryshme terapeutike dhe bashkëautor i tre librave mbi mjekësinë rigjeneruese.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

2. Organizimi dhe delegimi.

“Të organizosh një startup në Zonën e Gjirit të Kalifornisë duke u kujdesur për 2 fëmijë të vegjël, është ndoshta puna më sfiduese në planet. Të dyja janë prioritet në jetën time dhe janë: organizimi dhe delegimi dy konceptet që më lejojnë të shkëlqej në të dyja. Shumica e themeluesve fillestarë nuk e kuptojnë se sa të rëndësishme mund të jenë këto koncepte të thjeshta, sidomos kur bëhen siç duhet. Nuk është e natyrshme, vëçanërisht në klimën e startup-eve t’u besosh të tjerëve prioritetet tuaja, por të lësh skuadrën të marrë një detyrë specifike, mund të lehtësojë trurin tuaj për t’u fokusuar në gjëra më të rëndësishme”. Këtë e thotë, Aman Sareen, bashkëthemelues dhe CEO i ZypMedia, që vepron në 230 tregje amerikane dhe u mundëson 2,900 shitësve që të ofrojnë zgjidhje reklamimi për publikun në tregun e reklamave lokale. Një treg me xhiro vjetore 150 miliardë dollarësh.

3. Mbyllni emailin

“Shumë drejtues harrojnë se nuk ka gjë më të keqe se puna shumëfishe, e cila pengon produktivitetin e tyre. Kur bëni një punë ‘multitasking’, truri thjesht hyn nga detyra në detyrë me një ritëm që mund të ndihet si multitasking, por nuk është. Mjeti kryesor që ndan vëmendjen dhe zvogëlon produktivitetin e udhëheqësit është email-i.

“Unë e mbyll email për të paktën dy orë çdo ditë, nganjëherë më shumë kur kam shumë vendime të mëdha për të marrë dhe që kërkojnë të mendoj thellë për një gjë. Përgjigjia e email-it na jep një nxitim të shpejtë të dopaminës në tru, por na pengon të futemi në mendime të thella dhe të arrijmë atë që psikologët e quajnë ‘rrjedha’, gjendja e brendshme e kënaqësisë që vjen nga përqëndrimi intensivisht për një periudhë të gjatë kohore. Mbyllja e email-it me ndërprerje jo vetëm që më siguron një zgjidhje më efektive të problemit, por gjithashtu e bën punën time më të këndshme”. Këtë thotë, Scott Cramer, president i Go Solar Group, një kompani diellore me shumë treg në Shtetet e Bashkuara perëndimore, e cila ka shfrytëzuar entitetin jofitimprurës të kompanisë së tij për të siguruar më shumë se 4 milionë orë energji, duke ndriçuar leximin për kaq orë të fëmijëve në fshatrat në Ugandë nëpërmjet zgjidhjeve solare të mikrofinancuara.

  1. Gjithmonë zhvilloni takime ballë për ballë.

“Për shumë vite, kam bërë telefonata dhe takime me pothuajse të gjithë ata që më kërkuan për një kafe. Kam takuar që nga shefat ndërkombëtarë që udhëtojnë nëpër Silicon Valley, të cilët donin të shihnin fillimin nga brenda, tek nxënësit e shkollave të mesme që kërkonin të gjenin rrugën e tyre. Nuk e dini kurrë se cilat burime dhe kontakte ju nevojiten në të ardhmen, kështu që zgjeroni rrjetin tuaj dhe argëtohuni duke njohur njerëz të interesuar për profesionin tuaj”, thotë Assaf Wand, bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë “Hippo” të Insurtech që aktualisht ofron sigurime për pronarët e shtëpive në 10 shtete dhe do të jetë në dispozicion për më shumë se 60 % të pronarëve të shtëpive të SHBA deri në fund të vitit 2018.

  1. Mbani kontaktet.

“Ne të gjithë kemi takuar mijëra njerëz në jetën tonë dhe sigurisht dhjetë nga këta individë kanë pasur një ndikim domethënës tek ne. Ne tentojmë të nënvlerësojmë ndjeshëm vlerën e këtyre marrëdhënieve dhe mundësitë e humbura të mosmbajtjes së kontakteve, qoftë duke i telefouar ata në ditëlindjet e tyre, ose duke u përpjekur të bashkohemi kur udhëtojmë në vendet e tyre të lindjes, ose kur futet një person tjetër në botën tonë, që është mik i përbashkët…. Linja midis miqësive profesionale dhe personale është e hollë, ose dhe e padallueshme … ” – Jonathan Kempner, president i “TIGER 21”, një organizatë e anëtarësimit të bashkëmoshatarëve. Organizata ka mbi 600 anëtarë në 50 Grupe në Amerikën e Veriut dhe Europë.

  1. Luaj shumë për të punuar më shumë.

Lini kohë për t’u shkëputur nga çështjet e punës, duke çliruar konkurrentin tuaj të brendshëm dhe duke u përballur me një sfidë argëtuese. Për mua, kjo është ligë e ftohtë e fantazisë së familjes sonë, ku nipërit e mi dhe unë kemi një garë miqësore që më lejon të përqëndrohem përkohësisht për diçka jashtë mureve të zyrës. Kur kthehem në punë, mendja ime është e qartë dhe mendoj më shumë në mënyrë strategjike”, Kështu thotë, Richard Brand, CFO i Laboratorit për Mjekësi të Avancuar. Kohët e fundit, ai komercializoi një test gjaku të pacientit për zbulimin dhe monitorimin e hershëm të kancerit, duke përdorur Inteligjencën Artificiale dhe të mësuarit në makinë bazuar në studimin e më shumë se 40,000 mostrave të pacientëve.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

  1. Bëhu autentik dhe gjithmonë vendos pritshmëri të qarta.

“Më pëlqen të qëndroj besnik ndaj dikujt, sikur je në një bord”. Kjo jo vetëm që ju bën të ndershëm, transparentë dhe të besueshëm, por lejon që dikush t’ju njohë në një nivel më të thellë përtej numrave në një letër. Përfundimisht, gjithnjë mos harroni të vendosni pritshmëri të qarta. Ne të gjithë punojmë si një ekip për të lëvizur përpara biznesin, por ka raste që departamente të caktuara mund të ndjehen të mbyllur në lidhje me kompaninë e përgjithshme Është e mrekullueshme të ndajmë vizionin e kompanisë me të gjithë ekipin, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se përpjekjet e tyre kolektive mund të japin rezultate të pabesueshme “. Këtë e thotë Adrian Dubler, drejtori ekzekutiv i “Foap”, një platformë vizuale përmbajtjeje që lidh markat dhe marketerët me bashkësinë e saj globale me gati 3 milionë krijues të përmbajtjes për të gjeneruar përmbajtje ekskluzive dhe autentike vizuale, për të rritur angazhimin e fushatës.

  1. Merrni vendime bazuar në mënyrën se si do të evoluojë familja juaj.

“Babai im bëri një bisedë me mua kur isha në adoleshencë të hershme që më ka ushqyer motivimin dhe ambicien gjatë tërë karrierës sime. Ai më tha:” E vetmja gjë që ka rëndësi është evolucioni i familjes. Nëse t’i do të jesh i aftë t’u japësh fëmijëve të tu më shumë mundësi se të janë dhënë ty atëherë ti je i suksesshëm. “Kjo bisedë nuk më ka ndjekur vetëm mua, por ka ndikuar pothuajse çdo vendim që unë bëj. E pyes veten çdo ditë, se si kjo apo ajo gjë do të ndihmojë të lëvizë familjen time dhe familjet e atyre që punojnë në [kompaninë tonë] përpara.

Ky është mesazh i Andre Swanston, bashkëthemelues dhe CEO i “Tru Optik”, një platformë për inteligjencën e audiencës dhe menaxhimin e të dhënave në të gjithë OTT dhe televizionin me kabllo (CTV) me një OTT Data Marketplace të mapuar në mbi 75 milionë shtëpi në SHBA.

  1. Beni tetë orë gjumë në natë.

“Sa më shumë që dëshirojmë të mburremi për sakrificat e natës, duke siguruar një rezultat nesër, ky ritëm thjesht nuk është i qëndrueshëm. Puna që bëhet kur jeni pa gjumë zakonisht ka shumë gabime që duhet të riparohen më vonë. Në rastet më të këqija, vendimet e këqija të biznesit që nuk mund të zhbëhen ato bëhen kur truri juaj nuk funksionon si duhet. Mbaj mend kur aksidentalisht kam shkatërruar të gjithë bazën tonë të të dhënave të përdoruesit përsëri në ditët tona të nisjes së hershme, sepse isha pa gjumë dhe kam kaluar dy ditët e ardhshme duke rindërtuar dhe ndrequr bazën tonë të të dhënave, ndërsa shtoheshin ankesat e konsumatorëve. Kur udhëtoj, bëj çmos për të shmangur syrin e kuq. Unë do të punoja më mirë në aeroplan, thotë Derek Ting, Drejtori i Përgjithshëm i “TextNow”, kompani që ofron një shërbim falas duke përdorur teknologjinë cloud dhe u shërben miliona përdoruesve.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

  1. Mësoni si të harroni shpejt.

“Çdo ditë apo rrethanë do të punojë në favorin tuaj, por mënyra se si vendosni të merreni me të bën të gjithë ndryshimin. Vendosja e theksit në ndonjë veprim negativ do të ndalojë momentet pozitive që mund të fitoni për realizimin e qëllimeve tuaja. Në vend të kësaj, përpiquni të kanalizoni atletin tuaj të brendshëm të madh duke mos lejuar që qëllimi i fundit i humbur apo loja e keqe të përcaktojë pjesën tjetër të lojës. Po ashtu, produktiviteti juaj nuk kujdeset për suksesin tuaj më të fundit. Vetëdisiplina do të ndihmojë në gjenerimin e energjisë më të qëndrueshme për t’ju bërë më të shpejtë e më të shpejtë në udhëtimin tuaj”. Ky është mesazhi i Dustin Ray. Ai drejton zhvillimin e biznesit dhe iniciativat e rritjes në “Incfile”, një kompani kombëtare e shërbimit të inkorporimit që ka ndihmuar në formimin e më shumë se 150,000 korporatave dhe SHPK-ve që nga viti 2004.

Marrë nga Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0