8 aftësitë që duhet t'u mësoni fëmijëve që duan të bëhen sipërmarrës

8 aftësitë që duhet t’u mësoni fëmijëve që duan të bëhen sipërmarrës


Shumica e aftësive të punonjësve nuk vijnë si rezultat i shkollës. Ato vijnë nga aftësitë e trashëguara nga prindërit ose nga përdorimi i internetit.

Shumë prej mësuesve nuk i mësojnë nxënësve aftësitë e nevojshme për t’u bërë një sipërmarrës. Si një prind, ju keni mundësinë që ta edukoni fëmijën tuaj për të përballuar çdo sfidë.

Këto janë 8 aftësitë që duhet t’i mësoni fëmijëve tuaj për t’i përgatitur për të ardhmen që i pret.

Lexoni: 4 këshilla për të rritur fëmijë sipërmarrës

1. Të ngrihesh prapë pas një dështimi

Shumë sipërmarrës përballen me refuzimin çdo ditë. Duke i mësuar fëmijëve tuaj që të mos pranojnë humbjen dhe të rikthehen përsëri, kjo do të krijojë një disiplinë që ata mos dorëzohen kurrë. Duhet t’i tregoni fëmijëve që dështimi nuk është fundi i botës.

2. Inovacioni dhe kreativiteti

Teknologjia dhe shoqëria progresojnë çdo ditë. Tani, më shumë se kurrë, duhet t’i mësojmë fëmijëve sesi të jenë inovativ dhe kreativ. Fëmijët duhet të mendojnë jashtë parametrave të zakonshme.

3. Përkushtimi

Disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm bëjnë dhe punët më të ‘rëndomta’ të kompanisë. Ata nuk kanë problem të bëjnë dhe punët më të vogla, sepse e kuptojnë që janë mjaft të rëndësishme që kompania e tyre të ketë sukses. Duhet t’i tregoni fëmijëve sa e rëndësishme është që të punosh fort.

4. Kurioziteti

Elon Musk, Steve Jobs dhe Jonah Peretti kishin diçka të përbashkët: kuriozitetin. Secili gjithmonë përpiqet që të përmirësojë produktin e tyre dhe të shikojë sesa larg mund të shkojë. Inkurajoni fëmijët tuaj që të eksplorojnë hobi të reja dhe tregojini sesa e këndshme është të lexosh.

5. Vetëbesim

Sipërmarrja kërkon marrje vendimesh duke marrë parasysh riskun. Për të bërë këtë njeriut i duhet shumë vetëbesim. Motivojini fëmijët duke u ofruar siguri kur dështojnë në vend që t’i bëni të ndihen fajtorë.

Lexoni: Fëmijët, të cilët bëjnë punë shtëpie rriten më të suksesshëm

6. Ndjeshmëri

Asnjëri nuk do të punojë për një njeri që mendon vetëm për vete. Duke i mësuar fëmijëve tuaj sesi të kujdesen për të tjetrët, ata do të krijojnë një sens ndjeshmërie brenda tyre.

7. Optimizëm

Optimizmi i bën sipërmarrësit që të jenë pozitivë duke menduar që vizioni i tyre do të bëhet realitet. Bëjini fëmijët optimistë duke u treguar histori suksesi ku gjërat gjithmonë shkonin mirë në fund.

8. Zemërgjerësi

Zemërgjerësia është një ndër tiparet më të rëndësishme të një sipërmarrësi. Duhet të bëheni shembull i fëmijëve duke marrë pjesë në punë vullnetare dhe duke ndihmuar ata në nevojë.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0