Kur u diplomova për herë të parë, fillova të punoja në një startup teknologjik, ku arrita të ngjitesha në disa shkallë në të njëjtën kohë. Mjerisht, ëndrrat e mia u shkatërruan kur kompania për të cilën punoja falimentoi dhe e gjeta veten të trishtuar dhe të papunë.
Pikërisht atëherë vendosa të bëj hapin e madh drejt sipërmarrjes. Nuk doja që dikush tjetër të vendoste sërish për fatin tim. Doja të isha shefi im, të kontrolloja të ardhmen time dhe të kisha liri financiare. Isha i tmerruar sepse nuk e kisha përvojën, por gjithsesi e bëra hapin. Dhe duke parë prapa, ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë dhe mund të jetë e njëjta gjë edhe për ju.
Lexoni: Disa të vërteta që i mësoni me vonesë
Këtu janë 6 mënyra për të ditur nëse jeni gati të kaloni nga punonjës në sipërmarrës:
- Kushtojini vëmendje asaj që thoni
Nëse vazhdimisht mendoni ose thoni gjëra të tilla si:
- “Jam shumë i rraskapitur nga puna.”
- “Duhet të ketë më shumë në jetë.”
- “Kam nevojë për një ndryshim.”
- “Jam shumë i mërzitur nga puna ime.”
- “Do të doja të bëja diçka për të cilën kam pasion.”
- “Ndihem i bllokuar, por nuk shoh rrugëdalje.”
Mos i hidhni poshtë ato ndjenja, jepuni atyre hapësirë dhe kushtojini vëmendje. Nëse ndiheni të ngecur, të mërzitur, të paplotësuar, të pa sfiduar, të gjitha këto janë shenja që mund të jetë koha për të bërë diçka ndryshe.
- Ka diçka tjetër për të cilën jeni të pasionuar
Sigurisht, orari 9 me 5 nuk ndez saktësisht zjarrin tuaj, por ka diçka tjetër që e bën, dhe sa herë që e shijoni, është gjithçka për të cilën mund të mendoni.
Ne shpesh flasim për “pasionin” si sinonim i dashurisë, por ai shkon shumë më thellë se kaq. Fjala “pasion” vjen nga rrënja latine që do të thotë “dhimbje” ose “vuajtje”. Pasioni ka të bëjë me dëshirën për diçka aq shumë, saqë do të vuani për të, do të thotë se do të sakrifikoni kohën, energjinë tuaj, mëngjeset javore, shpenzimet shtesë të parave dhe më shumë për ta bërë atë realitet. Nëse keni një ide biznesi ose një punë ëndrrash, do të jeni të gatshëm të sakrifikoni për të, kjo është një shenjë që mund të keni atë që duhet për ta bërë ëndrrën tuaj realitet.
- Ju keni një vizion të qartë të asaj që dëshironi të krijoni
Ju keni një ide që thjesht nuk mund ta largoni nga koka juaj dhe ajo shkon përtej një elevator pitch ose një emri të zgjuar. Kur mbyllni sytë, mund të shihni saktësisht se si do të dukej dyqani juaj, si do të dukeshin qirinjtë tuaj të punuar me dorë, sa të lumtur mund t’i bënit klientët tuaj, sa të përmbushur do të ndiheshit duke ofruar punë ndaj komunitetit tuaj. Vizioni është çelësi i suksesit sipërmarrës.
- Problemet i shihni si mundësi
Sipërmarrësit më të mirë nuk janë vetëm ata që marrin sipër mundësi, ata janë zgjidhës të problemeve. Në kohë ndryshimi dhe pasigurie, ata shikojnë përreth duke u përpjekur të mendojnë se si mund ta përmirësojnë situatën. Ata përjetojnë frikë dhe vetë-dyshim ashtu si kushdo tjetër, por nuk e lënë frikën t’i ndalojë të ndërmarrin veprime të guximshme. Nëse jeni proaktiv për zgjidhjen e problemeve, kjo është një shenjë se mund të keni atë që duhet për të qenë një sipërmarrës.
- Mund të jetoni me skenarin më të keq
Optimizmi është një gjë e fuqishme. Është mirë të mbani mendjen në rezultatet më të mira të mundshme dhe të përqëndroheni në ëndrrat tuaja. Por le të përqëndrohemi në ato NEGATIVE për një moment. Sepse kur i lëmë mundësitë negative të kalojnë të pakontrolluara, ato priren të dalin jashtë proporcionit në hije.
Vazhdoni dhe pyesni veten: cila është më e keqja që mund të ndodhë?
Askush nuk e njeh situatën tuaj personale më mirë se ju, sigurohuni që të vlerësoni saktësisht se sa kohë mund të jetoni pa një rrogë të rregullt përpara se të lini punën tuaj dhe kush do të ndikohet nga vendimi juaj.
Lexoni: Ende e përdorni Facebook? 3 mënyra për t’u siguruar që ai nuk po ju dëgjon
- Zemra juaj rreh më shpejt kur mendoni për të
Ti e di ndjesinë. Zemra të rreh fort, fytyra të shkëlqen dhe ndihesh i trullosur me mundësinë. Kjo është një shenjë se ky ndryshim ju emocionon vërtet. Se një pjesë e juaja, sado e madhe apo e vogël, e dëshiron këtë. Të kuptosh nëse zgjedhja e sipërmarrjes është e duhura për ty, ka të bëjë me besimin te vetja, të dëgjosh zemrën dhe trupin tënd.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.