Leadership Forum sjell në Tiranë debatin real mbi Inteligjencën Artificiale për bizneset më 23 prill - Business Magazine Albania

Leadership Forum sjell në Tiranë debatin real mbi Inteligjencën Artificiale për bizneset më 23 prill

“Ju mund të dyfishoni të ardhurat me gjysmën e fuqisë punëtore.” Çdo CEO shqiptar e ka dëgjuar një premtim të tillë. Ideja që Inteligjenca Artificiale do të transformojë biznesin është tashmë e përhapur. Por pyetjet mbeten: A ia vlen investimi? Dhe nga duhet nisur?

Në një moment kur Inteligjenca Artificiale po dominohet nga premtime ambicioze dhe pritshmëri shpesh të paqarta, një pyetje mbetet thelbësore për drejtuesit e bizneseve: ku qëndron vlera reale? Më 23 prill, në Tirana, Forumi i 7-të Vjetor i Lidershipit synon pikërisht këtë, të zhvendosë diskutimin nga “hype”-i drejt rezultateve të matshme dhe konkrete.

Në Hilton Garden Inn Tirana, forumi “Visionary Leadership in the AI Era” do të mbledhë një profil të përzgjedhur drejtuesish, investitorësh dhe ekspertësh për të analizuar se si AI po implementohet konkretisht në bizneset shqiptare dhe çfarë kthimi mbi investimin (ROI) po gjeneron. Narrativa kryesore e eventit është e qartë: AI nuk është më një eksperiment teknologjik, por një vendim strategjik. Megjithatë, hendeku mes potencialit dhe zbatimit mbetet i dukshëm. Shumë kompani janë ende në fazën e pilotimit, ndërsa të tjera po përpiqen të kuptojnë nëse investimet në AI justifikohen financiarisht.

Pikërisht këtu synon të ndërhyjë forumi, duke sjellë raste konkrete nga tregu vendas. Një kompani sigurimesh do të prezantojë sesi një projekt i suksesshëm ka krijuar bazën për integrime të mëtejshme të AI-së, ndërsa një kompani IT- je do të analizojë kalimin nga testimet fillestare drejt ndikimit të matshëm në operacione dhe performancë.

Formati i diskutimit shmang prezantimet formale dhe fokusohet në biseda të hapura, ku drejtuesit ndajnë jo vetëm sukseset, por edhe dështimet dhe kostot reale të implementimit. Kjo e vendos theksin tek një aspekt kritik për tregun shqiptar: mësimi praktik dhe adaptimi i shpejtë, në një mjedis ku burimet janë më të kufizuara dhe rreziku duhet menaxhuar me kujdes.

Ajo që e bën këtë forum ndryshe:

  • Raste konkrete nga kompani shqiptare, çfarë funksionoi, çfarë jo dhe pse
  • Biseda të hapura, pa skenar
  • Përgjigje të sinqerta për pyetjen që bëjnë të gjithë CEO-t: a ia vlen investimi në AI?
  • Një deklaratë e përbashkët

Duke u mbështetur mbi suksesin e forumit të vitit të kaluar, që mblodhi mbi 120 liderë nga sektorë si bankingu, fintech, IT, prodhimi, ndërtimi dhe farmaceutika, edicioni i këtij viti synon të çojë diskutimin përtej njohjes me AI, drejt përdorimit të saj për ndikim të matshëm.

Build Smart. Build Safe. Go Far.

Folësi kryesor, Chris Nyhuis, do të prezantojë raste konkrete të integrimit të AI në strategjitë e rritjes, si dhe tendencat mbi gabimet që duhen shmangur. Një zë i njohur në fushën e kërcënimeve kibernetike, ai bashkëthemeloi Vigilant Cybersecurity në vitin 2009, pa investime të jashtme, duke e shndërruar në një lider të industrisë në zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve. Sot kompania alokon çdo vit 25% të fitimeve për luftën kundër trafikimit të fëmijëve dhe mbështetjen e komuniteteve vulnerabël globalisht.

Zërat kryesorë më 23 prill:

Chris Nyhuis, Co-Founder & CEO, Vigilant Cybersecurity
Jonida Lakuriqi, Drejtore e Çështjeve Ligjore dhe Korporative, Vodafone
Arbër Kadia, Bashkëthemelues, PATOKO
Jane Uzunovski, Ndërtuese e zgjidhjeve Enterprise AI & sipërmarrëse

Çfarë thonë pjesëmarrësit:

Përtej përmbajtjes teknike dhe rasteve konkrete, një nga elementët që pritet të diferencojë këtë forum është edhe mënyra si perceptohet nga vetë komuniteti i biznesit. Reagimet e pjesëmarrësve tregojnë një kërkesë të qartë për më shumë qartësi, bashkëpunim dhe orientim praktik në raport me AI.

Aneida Bajraktari: “E vlerësoj shumë atë që Josh dhe ekipi i tij po organizojnë më 23 prill, për liderët që duan ta përdorin AI në avantazhin e tyre dhe të bizneseve që drejtojnë.”

Adrian Shehu: “Forumi është një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me liderë vizionarë dhe për të marrë perspektiva që do të nxisin suksesin e vazhdueshëm të kompanisë sonë.”

Flutura Veipi: “Diversiteti i grupit, si në moshë ashtu edhe në eksperiencë, është një vlerë e shtuar.”

Genc Likoskëndaj: “Ajo që i mungon Shqipërisë është sinergjia në komunitet. Po ndërtojmë diçka, frytet e së cilës do t’i shohin fëmijët tanë.”

Kush duhet të marrë pjesë?
Pronarë biznesesh, CEO, strategë dhe drejtues nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor që janë gati të kalojnë nga eksperimentimi në vendimmarrje reale për AI.

Nga këndvështrimi strategjik, forumi vjen në një moment kur bizneset në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor po përballen me një presion të dyfishtë: nga njëra anë, nevoja për të adoptuar teknologji për të mbetur konkurruese; nga ana tjetër, pasiguria mbi kostot, rreziqet dhe ndikimin afatgjatë të këtyre investimeve.

Në këtë kontekst, kalimi nga “eksperimentimi” në “ekzekutim” bëhet kritik. AI nuk matet më me projekte pilot, por me ndikimin në produktivitet, eficiencë dhe modele të reja biznesi. Forumi i këtij viti synon të krijojë pikërisht këtë kthesë mendësie: nga njohja me teknologjinë drejt përdorimit të saj si levë reale rritjeje.

Rreth Forumit të Lidershipit
Forumi bashkon liderë të biznesit dhe sektorit publik për të përshpejtuar bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Ai është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale për drejtuesit e nivelit të lartë që përballen me adoptimin e AI, integrimin në BE dhe strategjitë e rritjes afatgjatë.

 

Bëhu pjesë e diskutimit më 23 prill. Rregjistrohu në : jmsolve.com/forum-2026  ·  info@leadershipforum.ai  ·  +355 69 447 0317

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0