5 mësime lidershipi nga liderët më të mëdhenj në histori - Business Magazine Albania

5 mësime lidershipi nga liderët më të mëdhenj në histori


Kur ishte hera e fundit që keni marrë disa këshilla solide mbi lidershipin?

Nëse ka qenë një kohë e gjatë, atëherë bëhuni gati për të marrë disa këshilla të arta nga këta liderë që kanë hyrë në histori.

Shpesh, këshilla më e mirë e udhëheqjes vjen nga historia. Nëse shikojmë me kujdes, të gjithë udhëheqësit e mëdhenj kanë disa atribute të përbashkëta. Jo të gjithë kanë lindur udhëheqës, punuan për t’u bërë të tillë, zhvilluan zakonet e drejtimit dhe u bënë frymëzues.

Lexoni: Leksione lidershipi që mësoni nga të qenit prind

Nëse dëshironi të drejtoni do t’ju duhet të mësoni nja dy gjëra rreth lidershipit nga liderët e mëposhtëm.

Jeff Bezos: Kini një vizion. Besoni në të.

Lidershipi ka të bëjë me faktin që ju të shihni dhe të krijoni një të ardhme më të mirë. Ka të bëjë me ndërtimin, zhvillimin dhe besimin e një vizioni që mund t’i shndërroni gjërat për më mirë.

Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon ishte gjithmonë kokëfortë në vizionin e tij. Ai gjithashtu është një besimtar i madh. Sikur të mos ishte kështu, Amazon nuk do të ishte aty ku ndodhet sot. Ishte vizioni i tij që i dha risi projekteve si Amazon Prime dhe Kindle Unlimited.

Steve Jobs: Përdorni kohën tuaj me mençuri

Jobs gjithmonë do ta konsideronte kohën si asetin më të vlefshëm dhe kështu duhet të jetë. Një nga udhëheqësit më të mëdhenj të botës së teknologjisë gjithmonë ka qenë i matur me kohën e tij. Mësoni të menaxhoni kohën.

Planifikoni çdo minutë. Kuptoni se çfarë duhet të bëni dhe kur ta bëni. Shënoni eventet më të rëndësishme në një kalendar online. Përdorni mjete për menaxhimin e kohës për të qëndruar sa më korrektë dhe të kuptoni përparësitë tuaja. Mos harroni se njerëzit i respektojnë njerëzit që e vlerësojnë kohën e tyre.

Lexoni: Çfarë është lidershipi?

Richard Branson: Ju keni nevojë për njerëz të tjerë që të keni sukses

Mendjet e mëdha që nga Henry Ford tek Richard Branson e dinin se gjërat e mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person. Ato janë bërë nga një grup njerëzish.

Branson gjithmonë synon të gjejë kandidatët më të mirë për të punësuar dhe u jep atyre autonomi të mjaftueshme e hapësirë ​​për të lulëzuar. Kjo jo vetëm është në dobi të biznesit, por gjithashtu i ndihmon ata të bëhen liderët më të mirë.

Në një nga intervistat e tij, Branson tha, “Askush nuk mund të jetë i suksesshëm vetëm dhe ju nuk mund të jeni një lider i madh pa njerëz të mëdhenj që duhen udhëhequr.”

Martin Luther King Jr: Gjithmonë bëni gjënë e duhur

Nëse dëshironi të bëheni një udhëheqës i madh, filloni të bëni gjërat e duhura edhe kur askush nuk është duke ju parë. Në kohët e pseudo-udhëheqjes, nuk është e vështirë të gjesh një udhëheqës autentik – dikush: i cili është i drejtë, i zgjuar dhe i përulur.

Një udhëheqës i vërtetë nuk shuhet kurrë nëse shpreh mendimet e tij, thyen stereotipet dhe bën gjënë e duhur – jo vetëm një herë, por çdo herë.

George Washington: Trajtoji të tjerët me respektin më të madh

George Washington ishte një njeri me integritet të jashtëzakonshëm, i cili e mbante veten me dinjitet dhe vetëbesim dhe ishte shumë i dashur për masën. Një udhëheqës me të vërtetë i madh!

Lexoni: 6 shenja për të dalluar dikë me cilësi të vërteta lidershipi

Nëse jeni duke biseduar me një vartës, një partner apo shef, trajtojini ata në mënyrë të barabartë me respekt dhe ngrohtësi. Gjeste të vogla si këto shkaktojnë një rrugë të gjatë në përcaktimin e karakterit tuaj dhe ndikojnë në efektivitetin e rolit tuaj si një udhëheqës.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0