Si të thuash “jo” pa prishur marrëdhëniet? - Business Magazine Albania

Si të thuash “jo” pa prishur marrëdhëniet?

Pse po largohen nga puna gratë e suksesshme?

Në çdo ambient pune vjen një moment kur duhet të refuzosh një ofertë, kërkesë apo propozim,qoftë një bashkëpunim, një shërbim falas apo një ndihmë “në natyrë” që në pamje të parë duket e dobishme. Sfida nuk është vetëm të thuash “jo”, por ta bësh këtë pa dëmtuar marrëdhëniet profesionale.

Shpesh, kolegë, partnerë apo furnitorë ofrojnë produkte ose shërbime duke besuar se po ndihmojnë. Por në realitet, kompania mund të mos ketë kapacitet për t’i përdorur, menaxhuar apo integruar ato në mënyrë efikase. Pranimi i diçkaje që nuk i shërben objektivave mund të krijojë më shumë kosto sesa vlerë,  kohë të humbur, burime shtesë apo ngarkesë logjistike.

Lexo gjithashtu: AI do të transformojë biznesin, jo vetëm vendet e punës!

Ekspertët e lidershipit sugjerojnë një qasje me tre hapa:
Së pari, shpreh mirënjohje të sinqertë për ofertën.
Së dyti, shpjego qartë dhe shkurt pse aktualisht nuk është zgjidhja më e përshtatshme.
Së treti, ofro një alternativë që përputhet më mirë me nevojat e ekipit apo kompanisë.

Për shembull, në vend që të pranosh pajisje apo materiale që nuk do të përdoren, mund të sugjerosh një bashkëpunim të strukturuar, një zbritje në shërbime ose një mbështetje financiare për një projekt specifik. Kjo e zhvendos fokusin nga refuzimi te zgjidhja.

Transparenca për kapacitetet është gjithashtu thelbësore. Një shpjegim i thjeshtë si “aktualisht nuk kemi burimet për ta menaxhuar këtë në mënyrë efektive” shpesh mjafton për të krijuar mirëkuptim.

Në fund, profesionalizmi nuk matet vetëm me aftësinë për të pranuar mundësi, por edhe me guximin për të refuzuar ato që nuk përputhen me strategjinë. Një “jo” i thënë me respekt mund të forcojë besimin dhe të hapë rrugën për bashkëpunime më të mira në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0