5 Mënyra për t'u çlodhur gjatë pushimeve - Business Magazine Albania

5 Mënyra për t’u çlodhur gjatë pushimeve


Gjatë pushimeve, me miqtë dhe familjen është e lehtë të harrosh që duhet pushuar. Festat mund të jenë një kërcënim i trefishtë ndaj sipërmarrësve – pasi mendja juaj nuk është në gjendje për shkëputje nga puna ose ju mund të humbisni motivimin për të shkuar përsëri në punë. Nga ana tjetër, pushimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm gjatë sezonit të festave mund të jetë koha më efektive që ju keni.

Më poshtë janë pesë mënyra për t’u çlodhur dhe festuar:

1. Mendoni për ditët në vazhdim
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat e mbyllur dhe të tërhequr, të quajtur ndyrshe introverts. Nëse ju nuk përgatiteni mentalisht çdo mëngjes për socializim dhe stimulim, ju do të keni një sezon “bosh” festash. Se si ju e filloni ditën tuaj do të vendosë trajektore për pjesën tjetër të ditës. Adaptoni një ritual në mëngjes për t’a patur mendjen tuaj sa më të frreskët dhe për t’u përgatitur mentalisht për ditën në vazhdimësi.

2. Merrni frymë thellë
Takimi me familjen dhe miqtë që ju nuk i keni parë për një kohë të gjatë mund të jetë një recetë e vlefshme. Merrni vendimet për të qenë i përgjegjshëm dhe jo reaktiv. Njerëzit zemërohen dhe ndihen të fyer kur komentet apo mendimet analizohen së tepërmi. Një teknikë e thjeshtë është që të merrni frymë thellë dhe të largoni çdo gjë negative.

3. Jini mirënjohës
Përdorini festat si një kohë për të forcuar marrëdhëniet. Dhënia e një përqafimi dikujt duke u thënë atyre se pse ju jeni mirënjohës për to e bën trurin tuaj të çlirojë hormonin e “dashurisë”, oxytocin. Është gjithashtu një kohë e mirë për t’u rilidhur me miqtë e vjetër. Merrni pak kohë për të dërguar disa emaile mirënjohëse.

4. Shëtisni në natyrë
Nëse moti ju lejon, shëtitja jashtë në natyrë ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e nivelit të stresit dhe presionin e gjakut. Ajo mundet gjithashtu edhe t’ju ndihmojë të bëheni më krijues. Pasi keni konsumuar drekën apo darkën, merrni pak ajër të pastër dhe shkoni për një shëtitje, në vend që të rrini kot në shtrat.

5. Reflektoni
Një tjetër kimikat i trurit, serotonin, çlirohet sa herë që ju reflektoni mbi ngjarjet domethënëse dhe gjërat e arriturat nga e kaluara. Merrni kohë në fund të ditës për të menduar për njerëzit dhe arritjet personale për të cilat ju jeni të mirënjohës. Gjithmonë mendoni “pse” pas punës tuaj – për njerëzit që ju frymëzojnë dhe motivojnë për të arritur qëllimet tuaja.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0