5 biznese të cilat mund t’i nisni pa asnjë para në xhep - Business Magazine Albania

5 biznese të cilat mund t’i nisni pa asnjë para në xhep


Nëqoftëse ju jeni njësoj si miliona amerikanë, ëndrra juaj është të krijoni biznesin tuaj. Por sigurisht që ka shumë pengesa që ju ndalojnë për t’a bërë këtë gjë. Për shembull ju mund t’ju mungojë motivimi dhe koha ose nuk keni një ide për të filluar.

Por shumica e njerëzve ndalojnë kur kuptojnë që duhen para për të krijuar një biznes – para të cilat nuk i kanë.

Gjithsesi egzistojnë mënyra financimi si hua, bursa ose duke marr financime “crowdfunding” nga një numër i madh njerëzish, kështu që paraja nuk është një justifikim i mirë për të mos hapur një biznes. Përtej kësaj janë disa tipe biznesesh që mund t’i krijoni pa shpenzuar para.

Çfarë duhet për të krijuar një biznes?

Fillimisht duhet të zbuloni çfarë duhet për të krijuar një biznes dhe cila nga këto pika kërkon para.

• Planifikimi. Duhet të krijoni një plan biznesi dhe një model financiar të cilat mund t’i bëni vetë pa shpenzuar.

• Licencë biznesi. Nëqoftëse po planifikoni të krijoni një partneritet ose korporatë do të duhen disa dokumenta – por që me siguri nuk do të kushtojnë më shumë se disa qindra dollarë, varet se çfarë licence ju duhet.

• Një emër për domain-in. Ju do të duhet të investoni në brandin tuaj online më herët; kështu që unë ju sugjeroj të jeni sa me profesionistë që të mundeni. Ndonjëherë një emër tërheqës i domain është gjithçka që ju duhet për të filluar dhe mund t’a blini për vetëm 10$ nëqoftëse nuk është i zënë.

• Website. Ndërtuesit e websiteve janë të shumtë në numër në ditët e sotme. Megjithatë nëse ju nuk dini të programoni apo të ndërtoni një faqe të tillë, mund t’i drejtoheni një agjensie marketingu e cila do të merret me çdo gjë. Një nga agjensitë më të njohura në Shqipëri është New Media Communications.

• Marketing. Megjithëse marketingu ka një reputacion i të qenit shumë i shtrenjtë, ka shumë taktika efektive që mund të përdorni për të performuar sa më mirë. Ju mund të mësoni në kurse online apo website të ndryshme për content marketing, SEO dhe çdo gjë tjetër që dëshironi.

• Pajisje. Për të blerë pajisjet e zyrës, për të paguar qeranë dhe asete të tjera duhen shumë para, por jo të gjitha bizneset kanë nevojë për to. Disa biznese mund të performojnë pa asnjë nga këto.

• Produkte. Së fundmi, të gjitha bizneset kanë nevojë për të shitur diçka. Sidoqoftë, disa shërbime mund të realizohen me një investim në kohë më shumë sesa në para.

Tipet e bizneseve që mund të filloni:

1. Krijimet personale
Së pari, janë krijimet personale, si ato të artit dhe veprat artizanale. Për shembull, nëse ju jeni një piktor, ju mund të shini veprat tuaja të artit me një investim prej asgjë më shumë se materialet që ju duhen dhe kohën tuaj. Platformat si Etsy, eBay dhe Amazon kujdesen për krijuesit dhe e bëjnë më të lehtë një fitim nga puna juaj.

2. Shërbimet në shtëpi
Shërbimet nuk do t’ju kushtojnë para për arsye se ato janë jo-materiale. Dhe nëqoftëse ju do të punoni në shtëpitë e personave të tjerë, ju nuk do t’ju duhet një zyrë për biznesin tuaj. Për shembull, ju mund të filloni një shërbim babysitting për fëmijët, të kujdeseni për të moshuarit apo për kafshët shtëpiake.

3. Riparime ose shërbime
Nëse ju keni një aftësi të veçantë, ju mund të përdorni punën tuaj të kualifikuar si burim kryesor të ardhurash për biznesin tuaj. Për shembull, nëqoftëse ju jeni një njeri “duarartë”, ju mund të kujdeseni për shtëpitë që nuk dinë shumë për riparimet. Ashtu si shërbimet në shtëpi, këto lloj punësh nuk kërkojnë nga ju që të ketë një biznes fizik dhe nuk kërkon që ju të investoni në ndonjë gjë, me përjashtim të mjeteve apo pajisjeve që ju do të keni nevojë për punë.

4. Këshillimi
Shumë punëtorë mendojnë për t’u bërë sipërmarrës vetëm pasi të marrin disa vite përvojë profesionale në jetën e tyre. Mendoni në lidhje me industrinë në të cilën ju jeni dhe se sa ju keni qenë në gjendje të mësoni. Pronarët e bizneseve startup ka të ngjarë të jenë të gatshëm t’ju paguajnë ju për ekspertizën tuaj. Këshillimi është një shërbim që kushton vetëm kohë për t’u prodhuar, por mund të jetë shumë e vlefshme si një mundësi karriere.

5. Rishitje
Ideja prapa rishitjes është e thjeshtë: Ju do të merrni produkte dhe do t’i shisni për njerëzit e tjerë. Ju mund të përdorni shitjen me shumicë për të blerë këto mallra. Me shitjen me shumicë, ju do t’ju duhen pak para dhe hapësirë, por ju do të përfundoni me më shumë para në fund.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0