4 mënyra për të zhvilluar markën tuaj personale


Markat personale janë kritike për njerëzit në çdo moment në karrierën e tyre, por ato mund të bëhen edhe më kritike, kur arrini në nivelet më të larta të hierarkisë së korporatave. Nuk mjafton që të jeni një CEO, aksionarët tuaj, punonjësit tuaj dhe publiku duan të dinë se kush jeni dhe cili është misioni juaj.

Marka juaj personale është mënyra se si ju e shfaqni veten para të gjithëve.

Lexoni: 22 ligjet e pandryshueshme të marketingut.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për udhëheqëset femra, të cilat shpesh herë duhet të punojnë më shumë në zhvillimin e një imazhi të fuqishëm se homologët e tyre meshkuj, në mënyrë që të vlerësohet udhëheqja e tyre. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë.

Ndërtimi i një marke personale kërkon kohë dhe përkushtim. Ashtu si marka e kompanisë suaj, nuk është diçka që zhvillohet brenda natës. Megjithatë, ka gjëra që mund të bëni që do t’ju ndihmojë të ngrini markën tuaj personale.

Kufizoni fokusin tuaj

Si femra që jemi, shpesh përmbushim shumë role të ndryshme përveç atij që kemi në punë. Personalisht, ne mund të jemi nëna, bija, motra, bashkëshorte. Profesionalisht, ne mund të jemi drejtuese, por gjithashtu mund të jemi mentore, ose mësuese.

Siç dihet ju nuk mund të ndërtoni një markë të suksesshme të kompanisë duke u përpjekur të jeni në çdo pozicion të mundshëm dhe e njëjta gjë vlen edhe për një markë personale. Kaloni pak kohë duke kuptuar se çfarë saktësisht dëshironi dhe më pas përqëndrohuni për të bërë më të mirën.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të promovoni veten vetëm si një ekzekutiv. Përkundrazi, do të thotë që të përqendroheni në aftësitë, talentet dhe vlerat specifike dhe ato mund të vijnë nga të qenit një nënë ose një motër po aq lehtë sa munden të vijnë nga koha juaj në sallën e bordit drejtues.

Zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve

Ndërsa shumë prej nesh, mund të jenë të mrekullueshëm në krijimin e rrjeteve brenda kompanive apo industrive tona, është e zakonshme që profesionistët të lënë pas dore rëndësinë e asaj që sociologu i Harvard, Robert Putnam e quan “ngritja e urave të kapitalit” ose lidhjet me njerëz që janë jashtë funksionit të punës dhe/ose industrisë.

Pra, marketerët shkojnë në konferenca të marketingut, dizenjuesit shkojnë në konferencat e dizenjimit dhe drejtuesit marrin pjesë në konferencat e udhëheqjes dhe ne të gjithë bëjmë shumë lidhje me njerëz të cilët janë pak a shumë si ne.

Jo vetëm që kjo mund të na çojë në krijimin e fuqive punëtore më pak të ndryshme kur vjen koha që ne të punësojmë dikë, por gjithashtu do të thotë që talentet tona dhe, për më tepër, marka jonë personale njihet nga një grup më i vogël njerëzish. Përveç kësaj, mund të jetë më e vështirë të qëndroni në një pellg të njerëzve ashtu si ju.

Zgjerimi i rrjetit tuaj në të gjithë linjat e punës dhe të industrisë mund t’ju hapë mundësi të reja për të krijuar angazhimet e markës suaj personale, partneritetet e biznesit dhe më shumë.

Lexoni: Pamja ka rëndësi: Si të krijoni imazhin e përsosur të markës tuaj?

Nëse nuk ndiheni komodë duke promovuar drejtpërdrejt veten, provoni mënyra alternative për të treguar aftësitë tuaja

Shumë gra nuk ndihen komode me vetë-promovimin, duke preferuar që të kryejnë punët e tyre mirë dhe të pranojnë njohjen kur dhe në qoftë se vjen.

Megjithatë, kjo tendencë na vë në disavantazh në vendin e punës. Kjo e bën më pak të ngjarë që ne të marrim ngritje në detyrë dhe gjithashtu e bën më të vështirë për ne që të krijojmë një markë personale të njohur.

Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra për të promovuar veten dhe njohuritë tuaja, disa prej të cilave mund të jenë më të lehta për femrat që nuk janë komode duke folur për veten e tyre. Për shembull, shkrimi i artikujve që zhvillojnë udhëheqjen tuaj të mendimit, duke i ndarë publikisht mendimet tuaja mbi çështje të rëndësishme të industrisë ose duke mbajtur një qëndrim në një ngjarje aktuale, mund të jenë mënyra të shkëlqyera për të treguar atë që dini, çfarë mund të ofroni dhe për të ndihmuar në forcimin e markës suaj personale.

Ndani aftësitë dhe njohuritë tuaja me femrat e tjera

Ne të gjithë duam të largohemi nga një botë më e mirë se ajo që gjetëm. Si femra në udhëheqje, ne kemi shumë mundësi për të ndikuar tek njerëzit rreth nesh, sidomos për femrat, të cilat duan të shkojnë aty ku jemi ne.

Një nga mënyrat më të mira për ta shfrytëzuar këtë mundësi është duke udhëzuar femrat e tjera, qoftë një-në-një ose përmes një grupi profesional. Përveç se do të keni një ndikim pozitiv, kjo do t’i japë markës suaj personale një rritje duke treguar atë që vlerësoni.

Krijimi i një marke personale të fortë dhe kohezive kërkon kohë dhe përpjekje, por duke ndjekur disa udhëzime, ju mund të siguroheni që jeni duke ecur përpara në botë.

Lexoni: Bëhuni një markë: 5 mënyra për të kthyer stilin e jetës tuaj në një biznes

burimi: Forbes

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale