Me 300 ditë diell në vit dhe kapacitet 1500 MW, Shqipëria mund të përqendrohet tek ENERGJIA SOLARE! - Business Magazine Albania

Me 300 ditë diell në vit dhe kapacitet 1500 MW, Shqipëria mund të përqendrohet tek ENERGJIA SOLARE!


Lulzim Syla është partner menaxhues në kompaninë Elen dhe Elen GmbH në Gjermani, e specializuar në fushën e energjisë. Gjithashtu është bashkë themelues i inkubatorit për energji “Next25“, Klasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë. Z. Syla është i angazhuar edhe në shumë projekte të tjera në fushën e energjisë dhe zhvillimit ekonomik.

Elen është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të projektimit, instalimit të sistemeve elektro-energjetike, energjisë së ripërtëritshme, këshillimeve teknike dhe zgjidhje në efiçiencë të energjisë. Elen është biznes familjar dhe operon në treg nga viti 1992. Si një lider i njohur prej vitesh në Kosovë, tashmë synon të shtrijë aktivitetin edhe në rajon. Duke përdorur dhe vlerësuar zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët perëndimorë, Elen po pasuron dhe thjeshtëson format dhe mundësitë e bartjes së energjisë elektrike në mënyrë që ajo të përdoret kudo dhe në çdo kohë në mënyrë sa më efiçiente.

BM: Cilët janë segmentet e klientelës që po ndihmoni me zgjidhjet që ofroni?

Syla: Kompania Elen që nga fillimi i themelimit të saj në vitin 1992 merret me produkte dhe shërbime në fushën e energjetikës ndërsa vitet e fundit jemi fokusuar fuqishëm edhe në fushën e energjisë së ripërtëritshme, përkatësisht në Energji Solare. Nga kjo fushë tani kemi krijuar një përvojë të madhe duke realizuar me qindra projekte të vogla e të mëdha dhe se zgjidhjet tona janë të fokusuara në zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë tek klientët e biznesit dhe ata familjar përmes instalimit të paneleve solare fotovoltaike.

BM: Përse mendoni se jeni konkurrues? Çfarë përfaqëson teknologjia që përdorni?

Syla: Përvoja e gjatë në këtë fushë edhe si pionier dhe si lider i kësaj fushe në rajon, ka bërë që të sjellim në treg kompanitë më prestigjioze në treg në fushën e energjisë solare.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 55 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Kompania jonë ofron produktet e palës së fundit duke ofruar rendiment të lartë të produktivitetit të prodhimit të energjisë nga panelet solare prodhuara me teknologji shumë të lartë, duke vazhduar me inveritorët inteligjent dhe sistemet kontrolluese elektronike përcjellëse që mundëson kontrollin nga distanca edhe për klientin.

BM: Çfarë sillni si element pozitiv në këtë industri? Cilat janë hapat e zhvillimit të kësaj teknologjie në Europë e SHBA. Po në rajonin tonë cfarë po ndodh?

Për fat të mire kërkesa e madhe në rritje ka krijuar si rezultat edhe çmime të mira për klientin final, kështu që industria e energjisë solare ka sjellë avancime të mëdha teknologjike duke rritur produktivitetin dhe duke i mundësuar klientit prodhim të energjisë elektrike me kosto shumë të ulët. Ky trend pozitiv ka arritur edhe tek ne dhe vetëdija për përdorimin e kësaj lloj energjie është në nivel të kënaqshëm, duke shtuar se kompania Elen ka sjellë çdo herë në treg produkte adekuate dhe efiçiente.

BM: Si po e pret tregu ynë këtë lloj furnizimi me energji?

Syla: Çmimet e arsyeshme për instalim të sistemeve solare që po ofrojmë aktualisht, ndërkohë që nga ana tjetër, çmimet e energjisë rriten për çdo vit dhe rrjeti nuk ofron siguri të qëndrueshme në furnizimin e rregullt me energji, ka sjellë rritje në masë të madhe të kërkesës për të vendosur panelet diellore në çatitë e bizneseve dhe shtëpive private.

BM: Si aplikohet deri më tani këtu në Shqipëri kjo teknologji?

Syla: Për fat të mirë, tani Shqipëria ka miratuar ligjin për prodhim të energjisë nga panelet solare duke i mundësuar biznesit të vendosë sistemin solar dhe energjinë e tepërt që ai nuk e përdor, të mund ta shpërndajë në rrjet dhe në fund të muajit barazohen me konsum të energjisë me OSSHE-në. Kjo masë ka nxitur kërkesa të reja për instalim të sistemeve solare dhe kjo ka krijuar një situatë të mirë në treg.

BM: Përse duhet ta përdorim në vendet tona?

Syla: Natyra i ka dhuruar trojeve shqiptare çdo të mirë, përfshirë edhe ditët me diell gjatë gjithë vitit dhe këtë përparësi duhet ta shfrytëzojmë me shumë mençuri.

Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell dhe me një mesatare rreth 4 kW orë për një 1kWp brenda një dite mesatarisht në vit. Në terma teknikë ka potencial rreth 1 500 MW kapacitet me energji solare. Kjo na mundëson që kthimi i investimeve të jetë shumë i përshtatshëm. Ne jemi të kënaqur që tani operojmë edhe në tregun e Shqipërisë për t’u ofruar klientëve tanë këto produkte që i bëjnë ata, të jenë më produktiv dhe konkurrues në treg.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 55 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Konkretisht a kushton më shumë përdorimi i energjisë solare?

Syla: Me rritjen e kërkesës në treg dhe sjelljen e teknologjive të fundit të paneleve solare dhe invertitorëve inteligjent, kemi arritur të ofrojmë për tregun e bizneseve një çmim shumë të mirë, që i mundëson një kthim shumë të shpejtë investitorit, duke ulur dhe kostot e biznesit njëkohësishte duke qenë më konkurrues. Tani ne ofrojmë një çmim shumë të favorshëm për biznesin duke filluar nga 790 € për një kWp. Përveç kësaj, kompania jonë për herë të pare sjellë në treg sistemet e avancuara të ruajtjes së energjisë që njihet si “Energy Storage” duke sjellë në treg emra të njohur të prodhuesve evropian.

BM: A ekzistojnë mjete apo inciativa për të nxitur këtë përdorim? A ka nevojë për subvencione nga shteti apo qeveria?

Syla: Pavarësisht që kemi arritur deri më tani që kthimi i investimit të jetë i leverdisshëm, sërish çdo ndihmesë që i bëhet biznesit apo konsumatorëve familjarë përmes mbështetjes në formë subvencioni do të ishte shumë e mirëseardhur sepse do të nxiste më tepër përdorimin e energjisë nga dielli dhe do të krijonte pavarësi dhe siguri më të madhe për furnizim të rregullt me energji për konsumatorin dhe njëkohësisht do të ndikonte që rrjeti i shpërndarjes të fokusohet më tepër aty ku ka mungesa më të mëdha të energjisë.

BM: Falemnderit për intervistën!

Syla: Faleminderit Magazinës tuaj!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 55 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0