3 mënyra se si të veproni kur punonjësit tuaj janë të pakënaqur - Business Magazine Albania

3 mënyra se si të veproni kur punonjësit tuaj janë të pakënaqur


Kemi parë shpeshherë revolta të punonjësve të pakënaqur. Një ekzekutiv që merr një vendim që punonjësit nuk e pëlqejnë ose mendojnë se nuk është i drejtë. Fillon me punonjësit që bashkohen përmes bisedave mbrapa dyerve dhe përfundon në një revoltë të plotë të tyre.

Lexoni: Punonjësit kanë frikë t’ju tregojnë të vërtetën?! Ja se si t’i inkurajoni ata

200 punonjës të Google kanë organizuar një ecje për të protestuar ndaj trajtimit të incidenteve të ngacmimeve seksuale të kompanisë, sipas BuzzFeed News. Mënyra se si kompania përgjigjet ndaj kësaj është mjaft thelbësore.

Pra, pyetja është, çfarë duhet të bëni tani si udhëheqës i kompanisë? A do e injoronit atë dhe do të shpresonit që do përfundojë shpejt, apo do ta drejtoni atë me shpresë që të mos dalë jashtë kontrollit? Sido që të jetë, ju rrezikoni ta bëni atë më keq.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell tre mënyra se si liderët më të mirë u përgjigjen trazirave:

  1. Para se të merrni ndonjë vendim të nxituar, tregojuni punonjësve tuaj se jeni duke dëgjuar shqetësimet e tyre

Një nga librat e mi të preferuar, “Never Split the Difference: Negotiating as if Your Life Depended on It”, ndan histori se si të negociohet në situata të vështira. Sipas autorit Chris Voss, mënyra më e mirë për të negociuar me ta është duke dëgjuar me dashamirësi kërkesat e tyre. Ky nuk duhet të jetë lajm për askënd, por është çuditërisht e rrallë sa pak njerëz dëgjojnë në këto situata.

Qëllimi i një negociatori është të zbulojë se cili është shkaku i zemërimit të personit tjetër dhe çfarë do ai që të ndodhë në të vërtetë .

Lexoni: 10 shprehje nga liderë biznesi për të frymëzuar punonjësit tuaj

Liderët në këtë situatë nuk janë të ndryshëm. Zbuloni arsyen kryesore të revoltimit të punonjësve tuaj. A është paga? A janë politikat e rritjes në detyrë? A është kjo sepse drejtuesit trajtohen vazhdimisht më mirë se stafi poshtë tyre? Mos dëgjoni vetëm kërkesat, dëgjoni së pari pse ata janë duke u revoltuar.

  1. Përsërisni vizionin e përbashkët që keni për kompaninë dhe merrni drejtimin

Është vërtetuar nga shumë studime se kur punonjësit bien dakord për një vizion të përbashkët, ata janë më produktivë dhe të angazhuar në punën e tyre. Në thelb, ju duhet t’i bëni të punësuarit që të kuptojnë vendimin që keni marrë dhe pse ky ishte vendimi më i mirë për vizionin e përbashkët të kompanisë.

Uluni me grupin e punonjësve të revoltuar dhe flisni për qëllimet tuaja të përbashkëta dhe lejoni që ata të ndajnë mendimet e tyre për qëllimet e kompanisë. Kjo sjell bisedën në vizionin e përgjithshëm të kompanisë dhe jo në taktikat individuale të gjithsecilit.

Sigurisht, ju ende duhet të adresoni arsyen kryesore pse ata janë të revoltuar. Ju nuk mund t’u thoni atyre të qetësohen dhe të anashkaloni problemet e tyre. Kjo nuk ka se si të funksionojë.

Megjithatë, nëse vendimet tuaja nuk përputhen me qëllimet e kompanisë, atëherë gjërat vetëm sa do të përkeqësohen.

  1. Fjalët i merr era. Pranoni problemin dhe veproni menjëherë

Për Google, 200 punonjësit që kanë organizuar këtë janë një nëngrup i vogël i kompanisë, por këta janë vetëm punonjësit që janë të gatshëm të vënë karrierën e tyre në qendër të vëmendjes publike. Kjo nuk është një lëvizje e lehtë për t’u bërë.

Mos harroni, ata janë vetëm organizatorët. Nëse nuk ndërmerren veprime, 200 punonjës mund të kthehen lehtësisht në 1.000 ose 10.000 në një afat kohor shumë të shkurtër. Çfarëdo qoftë ky veprim, ju duhet ta adresoni atë jo vetëm me fjalë, por duhet të ndërmerrni një veprim sa më parë që të jetë e mundur.

Lexoni: Dëshiron të punosh me Jeff Bezos? Ja tre pyetjet që ai u bën punonjësve të rinj

Në rastin e Google, është e qartë se udhëheqësit nuk mund ta injorojnë këtë çështje ose të marrin një qëndrim të ashpër mbi të, sepse mund ta bëjnë më keq. Nëse ata i dëgjojnë, përsërisin vlerat e tyre të përbashkëta për të ardhmen e Google dhe ndërmarrin veprime bazuar në feedback-un e ekipit të tyre, gjëra të mira mund të ndodhin.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0