Dëshiron të punosh me Jeff Bezos? Ja tre pyetjet që ai u bën punonjësve të rinj

Dëshiron të punosh me Jeff Bezos? Ja tre pyetjet që ai u bën punonjësve të rinj


Si e zgjedh stafin njeriu më i pasur në botë? Sipas një letre dërguar bashkë-aksionerëve në vitin 1998, Bezos praktikon një formulë me 3 pyetje, e cila jo vetëm ndihmon në vizualizimin e potencialit të punonjësve por ndihmon në rritjen e nivelit kulturor dhe përshtatjes në kompani.

Vini re se testi i Bezos gjithashtu mund të zbatohet edhe për marrëdhëniet tona personale. Më poshtë janë pyetjet udhëzuese që Bezos përdor për të zgjedhur talente të reja, dhe si mund të përdoren për të përcaktuar nëse një marrëdhënie e re mund të jetë diçka e veçantë ose potencialisht toksike.

  1. A do ta admironi këtë person?

“Unë gjithmonë kam punuar fortë me njerëzit që admiroj, dhe i inkurajojë punonjësit këtu të jenë po aq kërkues,” thotë Bezos, “Nëse mendon për njerëzit që ke admiruar në jetën tënde, me shumë mundësi ata janë njerëz prej të cilëve ke mësuar apo ke marrë shembull.”

Të kalosh kohë me njerëzit që admiron jo vetëm që do të të bëjë të përjetosh një eksperiencë pozitive, por gjithashtu do të ndihmojë me rritjen tënde personale.

Thuhet se ju jeni mesatarja e pesë prej miqëve tuaj më të ngushtë. Çfarë personi dëshiron të bëhesh? Nëse e rrethon veten me njerëz të cilët i admiron, ti shumë shpejt do të marrësh nga “veset” e tyre.

Lexoni: Shqiptarë motivues që duhet të ndiqni në rrjetet sociale

  1. A do të rrisë ky person niveli mesatar të efektivitetit në grupin ku po hyn?

Ndërsa Bezos kërkon të kuptojë aftësinë e një personi për risi dhe etikën e punës me këtë pyetje, nuk është një ide e keqe për të marrë në konsideratë edhe nivelin e efektivitetit të një marrëdhënieje të re. A do t’ju lënë që të mbani më shumë ngarkesë emocionale nga puna apo janë në dispozicion të ndajnë punët dhe të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme?

Për t’u siguruar që një marrëdhine e re të nisë me këmbë të mbarë duhet të siguroheni që të dyja palët janë gati për të ndarë punën emocionale. Gjëja e fundit që ju duhet është një marrëdhënie e re në të cilën dikush merr më shumë nga sa jep, emocionalisht dhe jo vetëm.

  1. Në cilin dimension mund të jetë ky person një superstar?

“Shumë njerëz kanë aftësi unike, interesa, dhe perspektiva që pasurojnë mjedisin e punës për të gjithë ne. Është diçka që s’ka të bëjë me punën e tyre,” shkruan Bezos, “Një vajzë në stafin tim është kampione e Konkursit Kombëtar të Germëzimit. Dyshoj se kjo e ndihmon në punën e saj të përditshme, por e bën punën këtu më argëtuese nëse e fton gjatë pushimit për një sfidë të shpejt me fjalë të vështira si: ‘onomatope’!”

Ndoshta pyetja më e dukshme, por lehtësisht e anashkaluar nga të gjithë është: çfarë do ta ndajë këtë person nga pjesa tjetër e njerëzve në jetën tënde? Çfarë i sjellë ai rrethit tuaj personal? A do të përputhen talentet e tij me tuajat? Mund të kuptosh shumë për një person nga gjërat që e tërheqin dhe çfarë ka arritur në të shkuarën.

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0