3 gjërat, që duhet t’i eleminoni për të qenë të suksesshëm - Business Magazine Albania

3 gjërat, që duhet t’i eleminoni për të qenë të suksesshëm

3 gjërat, që duhet t’i eleminoni për të qenë të suksesshëm
~4 minuta lexim

Ja cilat janë 3 gjërat që duhet t’i hiqni për të qenë i sukseshëm:

1.Dikush tjetër të përcaktojë suksesin tuaj

Kjo duket absurde që dikush tjetër të përcaktojë suksesin tuaj, kur ju shihni vazhdimisht nëpër reklama dhe rrjete sociale se çfarë është suksesi. Ndonjëherë, duket sikur po jeton për pritshmëritë që familja jote ka për ty ose si e sheh arritjen eprori juaj.  Ju dëshironi të dukeni mirë në sytë e shoqërisë, dhe e dëshironi këtë sukses  për të fituar miratimin e të tjerëve.

Por në fund të ditës, përkufizimi juaj personal i suksesit është i vetmi që ka rëndësi. Askush nuk merr frymë dhe thotë: “Të paktën unë kam një varkë më të madhe se komshiu im!”

Lumturia e vërtetë vjen nga ana juaj e brendshme. Ju jeni përgjegjës sesi e përcaktoni suksesin tuaj; çfarëdo që përmbush nivelin tuaj shpirtor është ajo që ju duhet të synoni për t’a arritur.

Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë që të shmangni mendimet e personave që kanë rëndësi për ju, por askush tjetër nuk e di se çfarë synimi keni; për këtë arsye, askush tjetër nuk mund t’iu tregojë se si duhet të jetë suksesi juaj.

Lexo edhe:6 arsye pse duhet të ndërtoni vlerën e markës shpejt në biznesin tuaj

2.Ju mendoni se keni nevojë për një plan të plotë të jetës në mënyrë që të filloni

Unë nuk mund t’ju them se sa shumë sipërmarrës kam takuar që nuk kanë ditur çfarë të bënin. Vetëm pas kolegjit, ata mund të shohin mundësitë para tyre dhe të mendojnë planin e tyre për tërë jetën dhe për të ndërmarrë hapat në vazhdim. E njëjta gjë ndodh më vonë në jetë për sipërmarrësit e mëdhenj, të cilët dëshirojnë të fillojnë një projekt të ri; ata nuk e dinë se si të fillojnë një detyrë kaq të madhe, kështu që ata nuk e fillojnë fare.

Duket një e vërtetë e thjeshtë, por në qoftë se ju nuk e filloni, ju nuk do të shkoni askund. Edhe planet e menduara më së miri mund të kenë pengesat e veta, kështu që korrigjimet janë pothuajse gjithmonë të nevojshme. Në fakt, disa nga kolegët e mi më të suksesshme kanë qenë në fusha krejtësisht të ndryshme para se të vendosnin të fillonin dhe përfundonin diçka të re.

Ndiqni hapat tuaj me kujdes- hap pas hapi- dhe kur t’i filloni hapat e parë dhe kur të shikoni se jeni në një udhëkryq, ju do të dini se cila është rruga e duhur. Mbani mend qëllimin tuaj përfundimtar, vizionin gjithëpërfshirës që ju dëshironi, dhe ju kurrë nuk do të jeni në udhë të gabuar. Udhëtimi është pjesë e argëtimit prandaj mos kini frikë.

3.Jeni të frikësuar se mos dështoni

“Provoni ndonjëherë. Dështoni ndonjëherë. S’ka rëndësi. Dështoni. Dështoni përsëri. Dështoni më mirë. “- Samuel Beckett

Unë  kam bërë intervista të panumërta me CEO dhe themelues jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë prej tyre kanë historitë e dështimeve dhe katastrofave. Dështime të mëdha apo të vogla qofshin, ata njerëz janë ngritur përsëri dhe kanë bërë të pamundurën për të shkëlqyer dhe për të marrë atë që ata donin. A mendoni se ndonjë atlet olimpik ka bërë kaq shumë pa humbur ndonjëherë ndonjë garë?

Dështimi nuk është fundi i botës. Në fakt, dështimi është një nga mënyrat kryesore që ju të mësoni, të rriteni dhe të zhvilloni kurajon dhe guximin. Dështimi mëson se si të jeni të përulur, të ndjeshëm dhe krijues – të gjitha tiparet e nevojshme për njerëzit e suksesshëm. Frika nga dështimi është e kuptueshme. Megjithatë, ju do e kuptoni se dështimi është pjesë e procesit.

entreprenuer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0