Bizneset e vogla kanë shumë për të ofruar gjatë kësaj periudhe të vitit, kështuqë kur vjen puna për marketingun e sezonit të festave, mund të jetë pak trullosës. Ne ofrojmë më poshtë disa këshilla për bizneset e vogla se si të përfitojnë nga trendet më të mira të sezonit.
1. Mos injoroni shitjet e të Hënës më të famshme
Ka një arsye sepse Cyber Monday është kaq popullore: Të gjithëve u pëlqejnë pazaret e mira. Dhe blerjet online mund të bëhen nga shtëpia, zyra ose gjatë udhëtimeve.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Sigurohuni që website i biznesit tuaj (desktop dhe mobile) është i optimizuar për eksperiencën e përdoruesve javë para ditës së madhe dhe sigurohuni gjithashtu që website të mund të përballojë trafikun ekstra nëse ju bëni ulje të konsiderueshme. Të keni një aplikacion ose website për mobile është shumë e rëndësishmë për blerësit që do jenë duke duke naviguar ekskluzivisht nga smartphonat dhe tabletat. Përditësojeni teknologjinë tuaj për periudhën e festave në mënyrë që biznesi të mos hasë pengesa.
2. …Por mos harroni “raftin”
Fokusi nuk duhet të jetë tërësisht mbi shitjet online, megjithatë pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme me dyqanet e tyre nuk mund ta përballojnë që të harrojnë se çfarë po ndodh në dyqan. “Gjuetarët” e ujdive të mira janë të gatshëm që të heqin dorë prej pajisjeve të tyre atë ditë dhe t’u drejtohen dyqaneve për ofertën e duhur dhe speciale.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Duke përdorur analizat e të dhënave në të cilat keni akses, gjeni se cilat produkte kanë kërkesën më të lartë për tregun e targetuar dhe më pas jepuni konsumatorëve atë çfarë duan: një pazar që nuk e gjejnë dot askund tjetër.
3. Ofroni përfitime për të qenë konkurrues
Një mënyrë që të tërhiqni konsumatorë është duke u ofruar përfitime të tilla si transportin falas të artikujve, paketimin e dhuratave dhe shpërndarjen e tyre para Krishtlindjeve.
Biznesi juaj duhet të menaxhojë ekzaktësisht kohën që kërkohet për shpërndarjen e artikujve të porositur online në shtëpitë e konsumatorëve dhe duhet të jetë realist për afatet pasi janë vendimtare.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Shtojini një tipar “countdown” faqes suaj online ose aplikacionit për t’i bërë me dije konsumatorët në lidhje me datat e shpërndarjes deri para 25 dhjetorit. Mbajini mjetet e paketimit dhe transportimit në stok në mënyrë që të shpërndani porositë në kohë. Kapset janë mjeti kryesor i paketimit dhe transportit.
4. “Përqafoni” dhe shpërbleni besnikërinë e konsumatorëve
Ngelen gjithë ato ditë për blerje pas “frenezisë” së të Premtes së Zezë dhe Cyber Monday dhe para se sezonit të festimeve t’i vijë fundi. Për të tërhequr konsumatorët gjatë të gjithë periudhës së festave shpërblejini ata duke i nxitur që të kthehen sërish dhe t’ju klikojnë.
Si mund të përfitojjnë nga kjo bizneset e vogla dhe të mesme: Me anë të fushatave të marketingut të segmenteve duke u dërguar më shpesh mesazhe të personalizuara, ulje dhe oferta besnikëve të markës ose konsumatorëve që blejnë më shpesh.
5. Angazhohuni në media sociale
Mediat sociale janë një mundësi e shkëlqyer për bizneset e vogla për t’u lidhur me konsumatorët në një nivel personal dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me konsumatorët.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Ofroni ulje online ose brenda në dyqan për klientët të cilët ju ndjekin dhe ju bëjnë “pëlqime” dhe më pas t’i mbani të mbërthyer duke postuar materiale “të forta” dhe “imponuese” vizualisht. Shmangni mbi-promovimin e vetes suaj dhe në vend të kësaj përdorni një ton të ëmbël bisedor.
6. Dhuroni për një kauzë të drejtë
Njerëzit janë në frymën e pushimeve dhe u pëlqen që të dhurojnë dhe falin gjatë kësaj periudhe. Bizneset e vogla duhet të marrin në konsideratë një element të bamirësisë në planin e tyre të “pushimeve”.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Ofroni një pjesë të vogël të të ardhurave për bamirësi që ka një domethënie për komunitetin tuaj, ose vendosni një kuti dhurimi. Konsumatorët do t’ju vijën ndërsa bëni mirë edhe vetë.
7. Ndani “shpirtin” e festave me klientët
Ndërsa klientët presin të marrin një kartolinë Krishtlindjesh nga gjyshërit e tyre, me siguri që nuk e presin një të tillë nga ju. Të shpërndani kartolina me logon e biznesit tuaj gjatë festave mund të jetë një mënyrë e lezeçme për të përfituar dhe shpërndarë “thashethemet” e një biznesi të lulëzuar.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Bëni një vizitë në dyqanet e kancelarive për çmime të ulëta të produkteve të personalizuara në mënyrë kreative, dhuratat dhe kartolinat e festave. Sigurohuni që të t’i qëndroni të vërtetë dhe të sinqertë markës suaj me emaile dhe çdo dhuratë që do të shpërndani në dyqane.
8. Shpërbleni punonjësit tuaj dhe ndajeni gëzimin
Në mes të sezonit të çmendur të biznesit, mos harroni njerëzit që e bëjnë të mundur biznesin tuaj, punonjësit tuaj. Organizoni një festë gjatë pushimeve, shkëmbeni ëmbëlsira brenda kompanisë suaj, jepuni dhurata kolegëve dhe shefit dhe më pas ndajeni gëzimin me klientët.
Si mund të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo: Çdo brand dhe kompani ka një ose disa njerëz pas faqes së kompanisë. Shpërndani fotot e atmosferës që krijohet në kompani gjatë festave në platformat sociale si Facebook dhe Instagram. Nëse nuk e keni bërë më parë, tani mund të jetë koha më e çmuar për të startuar një blog, të bëni një video ose ta sillni kompaninë tuaj në paltformat “agresive” që tërheqin vëmendjen si Instagram, Pinterest ose Snapchat.
9. Zbukuroni vitrinat
Shumë shitës e dinë këtë, dhe ju duhet ta dini gjithashtu: Ka diçka magjike kur shikon nga dritarja e një dyqani të mbushur me dekorimet e festave. Gjeni kohë për t’i dhënë një atmosferë festive vitrinës së dyqanit me dekore shumëngjyrëshe. Edhe bizneset online mund të bëjnë “të njëjtën gjë” për t’iu përshtatur estetikës së atmosferës festive.
Si mund të përfitojnë nga kjo bizneset e vogla dhe të mesme: Mund të jetë po aq e thjeshtë sa edhe vendosja e një kurore me lule ose si përpunimi në mënyrë të përpiktë i dekorit te dritareve, dekorime online ose jo janë detaje që i bëjnë konsumatorët të kenë shpirtin bujar.
9. Vit i ri, fillim i ri
Janari mund të jetë një ristart për biznesin tuaj, në mënyrë të veçantë nëse 2015 nuk ka shkuar ashtu siç e patët planifikuar. Nëse bëhet fjalë për një rimarkim të firmës suaj, një përditësim teknologjik ose një “egërsim” të prezencës suaj online, është një periudhë e mirë për të përcaktuar objektiva, ridizenjuar një logo të vjetëruar ose të shfrytëzoni edhe llogarinë në Twitter të firmës suaj për të punuar me të.
Si mund të përfitojnë nga kjo bizneset e vogla dhe të mesme: Shpenzoni pak kohë gjatë “përgjumjes” së post-pushimeve për të reflektuar mbi objektivat e biznesit, performancën e fushatës së marketingut dhe strategjisë së përgjithshme të markave dhe ejani me 3 objektiva të rinj për 2016-ën që shkojnë përtej atyre të kaluara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.