10 të vërtetat brutale rreth suksesit që asnjë nuk do t’i dëgjojë - Business Magazine Albania

10 të vërtetat brutale rreth suksesit që asnjë nuk do t’i dëgjojë


Pyesni njerëzit e suksesshëm si e kanë arritur suksesin e tyre dhe do të dëgjoni fjalë të tilla si “punë e vështirë”, “sakrificë” dhe “këmbëngulje”.

Gërmoni pak më thellë dhe do të gjeni disa qëndrime dhe zakone të tjera të përbashkëta, si këto:

1. Ata e dinë se suksesi i tyre ishte i pashmangshëm vetëm në retrospektivë

Lexoni historitë e sipërmarrësve të suksesshëm dhe është e lehtë për të menduar se ata kanë diçka sipërmarrëse – ide, talent, aftësi, kreativitet, çdo gjë – që ju nuk e keni.

Gabim. Suksesi është i pashmangshëm vetëm në retrospektivë. Është e lehtë të shikojmë prapa në një rrugë sipërmarrëse që është tashmë madhështore dhe të supozojmë se çdo vegim ishte i qartë, çdo plan ishte i përkryer, çdo hap është ekzekutuar njësoj dhe suksesi i madh ishte një përfundim i pashmangshëm.

Nuk ishte. Suksesi nuk është kurrë i garantuar. Vetëm kur kthejmë kokën pas duket në atë mënyrë.

Zgjidhni një qëllim dhe mateni veten kundër këtij qëllimi – që është krahasimi i vetëm që ka rëndësi.

2. Ata vendosën të zgjedhin veten

Duhet të prisni: – për t’u pranuar, që të ngriheni në detyrë, të zgjidheni – në një farë mënyre të “zbuloheni”.

Jo më. Qasja është pothuajse e pakufizuar; ju mund të lidheni me pothuajse të gjithë përmes mediave sociale. Ju mund të publikoni punën tuaj, shpërndani muzikën tuaj, të krijoni prodhimet tuaja, të tërhqni fondet tuaja.

Ju mund të bëni pothuajse çdo gjë që dëshironi – dhe nuk duhet të prisni që dikush tjetër të zbulojë talentin tuaj.

E vetmja gjë që ju mban është vetja juaj dhe gatishmëria juaj për të provuar.

3. Ata ndihmojnë të tjerët të kenë sukses, duke e ditur se do të kenë edhe vetë sukses

Askush nuk arrin gjëra me vlerë vetë. Bosët e mëdhenj fokusohen të sigurojnë mjetet dhe të trajnojnë punonjësit e tyrë që ta bëjnë mirë punën – dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Konsulentët e mëdhenj vënë nevojat e klientëve të tyre të parat. Bizneset e mëdha ndihmojnë dhe u shërbejnë klientëve të tyre.

Dhe si rezultat, ata korrin shpërblimet.

Nëse ju jeni vetëm për veten tuaj, atëherë një ditë do të ngeleni vetëm. Nëse ju jeni për të tjerët, ju jo vetëm që do të arrini sukses, por gjithashtu do të keni mjaft miq të vërtetë.

4. Ata e dinë se ndonjëherë mënyra më e mirë për të përfunduar të parët është që të jeni i fundit

Suksesi është shpesh rezultat i këmbënguljes. Kur të tjerët heqin dorë, largohen, ndalojnë së përpjekuri, apo bëjnë kompromis me parimet dhe vlerat e tyre, personi i fundit që mbetet shpesh është personi që fiton. Njerëzit e tjerë mund të jenë më të zgjuar, më të komunikueshëm, më të talentuar, ose më mirë të financuar. Por ata nuk mund të fitojnë nëse nuk qëndrojnë deri në fund.

Ndonjëherë ka kuptim për të hequr dorë nga idetë, projektet dhe madje edhe bizneset – por nuk ka kuptim të hiqni dorë nga vetja juaj.

5. Ata bëjnë atë që askush tjetër nuk është i gatshëm të bëjë

Kilometri ekstra është vendi më i shkretë, sepse pothuajse askush nuk shkon atje.

Shkoni atje – sa më shpesh që të mundeni.

6. Ata nuk rrjetëzohen. Ata në të vërtetë kontaktojnë njerëzit

Shpesh procesi i ndërtimit të një rrjeti merr një jetë të vetën dhe bëhet një lojë numrash.

Ju nuk keni nevojë për numra. Ju duhen lidhje të vërteta: njerëz që mund të ndihmoni, njerëz që mund t’iu besoni, njerëzit të cilët kujdesen.

Pra harrojini numrat. Arrini njerëzit, të cilët doni të jenë pjesë e jetës tuaj – edhe në qoftë se vetëm në jetën tuaj profesionale – për një kohë të gjatë. Kur e arrini këtë , harroni të merrni dhe përqëndrohuni në sigurimin që ata ju japin; kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar një lidhje dhe marrëdhënie të vërtetë.

Bëni lidhje të qëndrueshme dhe krijoni një familje të zgjeruar profesionale. Ju do të jeni aty kur ata kanë nevojë për ty dhe ata do të jenë aty kur ju keni nevojë për ta.

7. Ata mendojnë, por më e rëndësishmja, ata veprojnë

Strategjia nuk është një produkt. Dosjet janë të mbushura me strategji që nuk janë zbatuar kurrë.

Zhvilloni një ide. Krijoni një strategji. Ngrini një sistem operacionesh. Pastaj ekzekutojeni, përshtateni dhe ndërtoni një operacion të qëndrueshëm të bazuar në atë që punon.

Suksesi nuk është i ndërtuar mbi strategjinë. Suksesi është ndërtuar me anë të ekzekutimit.

Njerëzit e suksesshëm përqëndrohen në ekzekutimin tepër të mirë të ideve të tyre.

8. Ata e dinë se “lider” është një titull që fitohet, nuk jepet

“Udhëheqësit” nuk janë vetëm djemtë që e dyfishojnë çmimin e aksioneve në gjashtë muaj, apo djemtë të cilët janë të aftë mjaftueshëm të guxojnë aty ku askush nuk ka shkuar më parë.

Liderët e vërtetë në mënyrë të vazhdueshme frymëzojnë, motivojnë dhe të bëjnë të ndihesh më mirë për veten se sa ju mund të mendoni edhe keni të drejtë të ndiheni. Ata janë lloji i njerëzve që ju do të ndiqni jo sepse duhet ta bëni, por sepse dëshironi ta bëni.

Ju do t’i ndiqni ata kudo dhe përgjithmonë, sepse ata kanë një aftësi për t’iu bërë  të ndjeni sikur në të vërtetë nuk jeni duke i ndjekur. Kudo që të drejtoheni, gjithmonë do të ndjeni sikur jeni duke shkuar atje së bashku.

Krijimi i kësaj lidhjeje merr kohë.

9. Ata e shohin suksesin si rezultat

Keni dëgjuar ndonjëherë të thonë: “Nëse më ngrejnë në detyrë, atëherë do të punoj më shumë”? Ose, “Nëse konsumatori paguan më shumë, atëherë unë do të bëj më shumë”? Ose, “Në qoftë se kam menduar se do të jetë një fitim i madh, unë do të jem i gatshëm të sakrifikoj më shumë”?

Njerëzit e suksesshëm fitojnë ngritje në detyrë duke punuar më shumë. Bizneset e suksesshme fitojnë të ardhura më të larta duke dhënë vlerë më të madhe. Sipërmarrësit e suksesshëm fitojnë përfitime të mëdha duke punuar shumë.

Shumica e njerëzve presin të paguhen më shumë, para se të marrin në konsideratë të punojnë edhe më shumë.

Njerëzit e suksesshëm e shohin kompensimin si shpërblim për përpjekjet e jashtëzakonshme – edhe në qoftë se ky është shpërblim financiar ose personal apo thjesht kënaqësia që vjen nga arritja, për të cilën keni punuar shumë.

10. Ata dëshirojnë që ju të dini se në të vërtetë nuk ka sekrete të pista

Me përjashtim të këtij: Nuk ka plumba magjikë.

Suksesi – në çdo gjë që ju zgjidhni për ta ndjekur – arrihet gjithmonë nëpërmjet punës së madhe dhe këmbënguljes.

Është më e lehtë të supozohet se njerëzit e tjerë kanë sukses, sepse ata kanë diçka që ju nuk e keni. Por në realitet, dallimi kryesor është se ata janë të gatshëm për të bërë diçka që ju nuk do e bënit.

Kështu që shkoni dhe bëjeni atë.

 

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0