Zbuloni workshop-et që do të zhvillohen në Korçë në 19 dhe 20 Janar - Business Magazine Albania

Zbuloni workshop-et që do të zhvillohen në Korçë në 19 dhe 20 Janar

1 – Puno nga shtëpia me Aladini.
Nëse dini të menaxhoni një faqe Instagram, Facebook ose Tik-Tok, Aladini ka gjetur një formë në të cilën ju mund të punoni nga interneti përgjatë kohës suaj të lire. Duke ju vënë në dispozicion mbi 30.000 produkte dhe një ekip, ju mund të fitoni prej ç’do shitjeje që ju bëni.
2 – The Freelancer’s Q&A.
Ky seminar është krijuar për të ndihmuar profesionistët e rinj të cilët punojnë freelance ose për ata që duan ta nisin këtë rrugëtim.
Sëbashku do të flasim mbi përdorimin e platformave kryesore të freelance, si të keni fitim, dhe se si të zgjidhni klientët e duhur.
3 – Rethinking Remuneration.
Nikola Bubevski, Co- Founder i Native Teams do të flasë për proçesin e rivlerësimit të mundshëm të pagave, dhe formave të tjera të kompensimit të punonjësve, për të krijuar kështu një balancë në përputhje me qëllimet dhe vlerat e kompanisë.
4 – Influencers Explained.
Bashkëpunimi me Influencers është ndonjëherë mënyra e vetme për të hyrë në një treg të ri.
Cilët janë vërtet Influencers që na nevojiten?
Si mund të vlerësojmë se kush dhe nëse janë të përshtatshëm për ne?
Zbuloni me Keti Gjipalin mënyren që përdor AGOG Marketing për të analizuar dhe bashkëpunuar me “Influencers”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0