Zbulohet arsyeja pse Franca ua ndalon ministrave përdorimin e WhatsApp-it - Business Magazine Albania

Zbulohet arsyeja pse Franca ua ndalon ministrave përdorimin e WhatsApp-it

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne u ka kërkuar ministrave dhe ekipeve të tyre që të mos përdorin aplikacionet sikurse WhatsApp, Telegram dhe Signal për shkak të çështjeve të sigurisë, raporton Politico.

“Këto mjete digjitale nuk janë pa të meta sigurie dhe për këtë arsye nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit të ndarë nëpërmjet tyre”, thuhet në dokumentin e datës 22 nëntor.

Borne caktoi një afat deri më 8 dhjetor që qeveria të kalojë në përdorimin e aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI.

Ata gjithashtu mund të përdorin aplikacionin Tchap, një platformë e sigurt e mesazheve i zhvilluar nga qeveria i lansuar në vitin 2019.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta franceze Le Point.
lexo : Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

“Ekipi im dhe unë e kemi përdorur atë që nga korriku i vitit 2022. Në dhjetor, e gjithë qeveria do të përdorë [Olvid], sistemin më të sigurt të mesazheve të çastit në botë”, konfirmoi ministri dixhital francez Jean-Noël Barrot në X.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0