Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023 - Business Magazine Albania

Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

Nisur nga impakti që një person me influencë mund të ketë mbi dikë apo diçka, Financial Times ka ndërmarrë një projekt të veçantë për të renditur gratë më me ndikim në skenën ndërkombëtare për vitin 2023.

Në numrin e përvitshëm të revistës Gratë e Vitit 2023, mes grave më me ndikim në botë që janë vlerësuar me çmime prestigjioze, nga Nobeli te Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës, për kontributin e dhënë në shoqëri, renditet edhe shqiptarja Mira Murati.

Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Margot Robbie, Beyoncé, Lola Shoneyin etj, si një ndër gratë më të fuqishme në botë.

“Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.

Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore-AI, Mira është pro testimeve të hapura, publike – duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka dukshëm e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr”- shkruan Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine, në dedikimin drejtuar Muratit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0