Shumë prej nesh kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i dërguar vetes mesazhe me qëllim që të ruajnë dokumente të caktuara. Mirëpo, mesa duket tani më nuk do të jetë nevoja.
Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë “mesazhe me veten” për një grup të përzgjedhur përdoruesish.
Lexo: Elon Musk nuk ndalet, raketa Falcon Heavy fluturon sot
Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin “Shiko një herë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.