WhatsApp tashmë po dominon edhe tregun e video thirrjeve - Business Magazine Albania

WhatsApp tashmë po dominon edhe tregun e video thirrjeve


Përdoruesit e WhatsApp shpenzojnë shumë kohë në video thirrje. Së bashku, 1.2 miliardë përdorues të aplikacioneve shpenzojnë më shumë se 340 milionë minuta në ditë duke bërë më shumë se 55 milionë video thirrje.

WhatsApp po e përditëson më në fund aplikacionin e saj në Android për të bërë video thirrje. Tani, funksioni do të shfaqet pranë menusë që bën thirrje me zë brenda bisedave në Android.

Ky ndryshim vjen saktësisht gjashtë muaj pasi aplikacioni lançoi karakteristikën e video thirrjeve për të gjithë përdoruesit e saj. Që funksioni ka arritur të grumbullojë kaq shumë përdorues në një periudhë kaq të shkurtër është tregues për dominimin e WhatsApp në hapësirën e mesazheve.WhatsApp

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

WhatsApp është shumë popullor në vende si Brazili dhe India, ku jo gjithkush ka qasje në telefonat më të fundit ose në lidhje të qëndrueshme LTE.

Kur kompania njoftoi lançimin e video thirrjeve vitin e kaluar, WhatsApp theksoi se arsyeja që kishte marrë kaq shumë kohë për funksionimin e saj ishte për shkak se kompania donte t’i sillte video thirrjet për të gjithë përdoruesit, jo vetëm për ata “të cilët mund të përballojnë telefonat e rinj që janë të shtrenjtë ose që jetojnë në vendet me rrjetet më të mira celulare.”

Kompania mori një qasje të ngjashme me Snapchat Stories, i cili ndryshe nga Snapchat, është optimizuar edhe për vende si India. Javën e kaluar, Mark Zuckerberg tregoi se funksioni i statusit të WhatsApp ka 175 milionë përdorues aktivë të përditshëm.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0