WhatsApp është aplikacioni i fundit që do të kopjojë “Snapchat Stories” - Business Magazine Albania

WhatsApp është aplikacioni i fundit që do të kopjojë “Snapchat Stories”


Një tjetër “dhuratë” ka ardhur nga Facebook për Snapchat para një oferte publike fillestare të këtij të fundit: WhatsApp ka klonuar formatin popullor të “historive” të Snapchat dhe është duke e përdorur atë për të zëvendësuar statuset e saj të vjetra. Ky tipar i ri do të mund të përdoret që sot nga miliarda përdorues të WhatsApp nga telefonët Android, iPhone dhe Windows Phone.

Si në Snapchat, tregimet në WhatsApp do të postohen nga një kamera në aplikacion. Pasi të keni bërë një foto, ju mund t’a zbukuroni atë me vizatime, tekst dhe emoji. Pasi të krijoni historinë tuaj, ajo do të shfaqet në një “dritare” të re statusi, ku kontaktet tuaja mund t’a shikojnë atë për 24 orët e ardhshme. Ju mund t’i përgjigjeni përditësimeve të shokëve direkt nga posti.

WhatsApp bëhet i katërti produkt i Facebook që klonon historitë e Snapchat. Instagram ishte i pari, në muajin Gusht. Ajo u pasua nga Facebook Messenger dhe pastaj nga Facebook vetë, të cilët janë ende në testim në një numër të vogël shtetesh. WhatsApp është produkti i dytë i Facebook-ut që po lançon këtë funksion globalisht.

WhatsApp ka vendosur t’a bëjë këtë përditësim si një dhuratë për përdoruesit në ditëlindjen e saj të 8 dhe si një lloj kthimi simbolik në origjinën e tij.

“Kur WhatsApp u lançua gati 8 vjet më parë (më 24 Shkurt), ai filloi si një aplikacion për ndarjen e përditësimeve të statusit, ku njerëzit mund të shkruanin një linjë të shkurtër teksti për t’i lënë miqve të tyre të ditur se çfarë ishin ata duke bërë,” tha kompania në një postim në blog.

“Kur vumë re se njerëzit ishin duke e përdorur këtë funksion për të komunikuar në kohë reale, ne e rideznjuam WhatsApp-in si një aplikacion për komunikim.”

Nga perspektiva e Facebook, duke shtuar historitë në aplikacionin WhatsApp përfaqëson një përpjekje strategjike për të ulur rritjen e Snapchat në tregjet ku aplikacioni ende nuk ka zënë rrënjë. Duke zbatuar një nga karakteristikat më të njohura të Snapchat, Facebook është duke e detyruar Snap Inc të gjejë mënyra të reja për të rritur biznesin e saj.

Dhe kjo mund të funksionojë shumë mirë. Brenda katër muajve të lançimit, 150 milionë njerëz ishin duke përdorur historitë e Instagram çdo ditë – e njëjta sasi që përdorin Snapchat. Historitë e WhatsApp i japin Snapchat-it një arsye më shumë për t’u shqetësuar .

Burimi: theverge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0