Facebook sapo bëri një ndryshim të rëndësisshëm për të mundur Snapchat » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 26/01/2017

Facebook sapo bëri një ndryshim të rëndësisshëm për të mundur Snapchat

Share
nga Fiorela Jaupi
Jan 26, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Njësoj si në Instagram, Facebook Stories janë duke u shfaqur në fillim të aplikacionit Facebook në telefon. Ju mund të shtypni çdo rreth për të parë historinë e miqve tuaj.  

Pasi “kopjoi” me sukses aplikacionin Snapchat me Instagram Stories, Facebook tashmë është duke e aplikuar në aplikacionin e tij.

Testimi ka filluar vetëm në Irlandë, thuhet nga një burim i kompanisë, por Facebook planifikon ta sjell formatin e ri në shumë shtete në muajt në vazhdim.

Facebook Stories punon identik me Instagram Stories dhe si pasojë edhe si Snapchat Stories. Ju hidhni foto dhe video në hapësirën tuaj personale, që miqtë tuaj mund t’i shohin vetëm për 24 orë.

facebook-sapo-beri-nje-ndryshim-te-rendesisshem-per-te-mundur-snapchat-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarëdo që ju postoni në Facebook Story nuk do të shfaqet në News Feed apo në timeline-in e profilit tuaj dhe njësoj si Snapchat dhe Instagram, ju mund të dërgoni mesazh privat personit që ka hedhur foton. Ju gjithashtu mund të shtoni “filters” për fotot dhe videot tuaja.

Facebook është duke i dhënë “Stories” një vend në fillim të aplikacionit, njësoj si Instagram. Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së Facebook, jo vetëm për të ulur rritjen e mëtejshme të Snapchat, por gjithashtu për të shtyrë njerëzit të ndajnë më shumë me të tjerët.

Deri tani, kjo strategji ka funksionuar më së miri: 150 milionë njerëz të cilët e përdorin Instagram Stories çdo ditë, që afërsisht janë totali i përdoruesve të Snapchat.

Facebook Stories mund t’i sigurojnë kompanisë para nga 1.8 miliardë përdorues të tij. Ai ka filluar testimet në Instagram Stories me reklama për rreth 30 kompani si Airbnb, Nike, Netflix dhe ASOS.

Burimi: businessinsider.com