Parashikimi: Cilat do të jenë ekonomitë më të fuqishme në botë në vitin 2030? - Business Magazine Albania

Parashikimi: Cilat do të jenë ekonomitë më të fuqishme në botë në vitin 2030?


PriceWaterhouseCoopers, një nga firmat më të mëdha të shërbimit profesional në botë, sapo ka lançuar parashikimin e saj për ekonomitë më të fuqishme në botë deri në vitin 2030.

Raporti, i titulluar “Pikëpamja afatgjatë: si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri në vitin 2030?” ka renditur 10 vendet më të fuqishme sipas produktit të brendshëm bruto global të parashikuar nga barazia e fuqisë blerëse (PPP).

PPP përdoret nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës midis vendeve përgjatë një periudhe të caktuar kohe.

Ndërkohë që gjetjet e PwC tregojnë disa vende që ndodhen në krye të listës për 13 vjet, ka gjithashtu shumë ekonomi që “rrëshqasin” ose rriten masivisht deri në vitin 2030.

Business Magazine ka përgatitur për ju listën e shteteve. Të gjitha numrat e cituar janë në dollarë amerikanë dhe në vlera të vazhdueshme (për referencë, PPP aktuale e SHBA është 18.562 trilionë $):

10. Mbretëria e Bashkuar — $3.638 trilionë $

9. Meksika — 3.661 trilionë $

8. Brazili — 4.439 trilionë $

7. Gjermania — 4.707 trilionë $

6. Rusia — 4.736 trilionë $

5. Indonezia — 5.424 trilionë $

4. Japonia — 5.606 trilionë $

3. India — 19.511 trilionë $

2. SHBA — 23.475 trilionë $

1. Kina — 38.008 trilionë

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0