Snapchat është tashmë më i vlefshëm se Ferrari dhe Twitter së bashku


Snap Inc., kompania mëmë e Snapchat pati një ditë fantastike në debutimin e saj të parë publik në bursën e New York. Kompania e cila i filloi rrënjët e saj të para si një aplikacion për ndarjen e fotove u vlerësua me çmim IPO 17 $ për aksion të Mërkurën. Aksionet u hapën në 24 $ dhe u mbyllën në 24.51 $.

Vlera e kompanisë në treg raportohet të jetë 34 miliardë $.

Shumë pyetje mbeten ende për të ardhmen e Snap, si se si ajo ka në plan të rritë bazat e përdoruesve dhe në fund të bëhet akoma më shumë fitimprurëse. Por investitorët janë duke vënë bast për 26 vjeçarin Evan Spiegel. Ndërsa është shumë herët për të ditur saktësisht se çfarë do të ndodhë me Snapchat, dalja në publik është një moment historik.

Më poshtë janë të renditura disa nga kompanitë publike në krahasim me të cilat, Snap është më e vlefshme në ditën e saj të parë si një kompani që tregtohet publikisht.

1. Twitter (vlera e aksioneve 11.20$)

Në rastin më të keq, Snap do të jetë imitimi i rritjes së çmimit IPO të vitit 2013 të Twitter-it. Kompania pati një fillim shumë të mbarë, por hasën vështirësi për të rritur bazën e saj të përdoruesve me kalimin e viteve.

2. Ferrari (vlera e aksioneve 12.46$)

Snap është më e vlefshme se prodhuesii italian i makinave sportive Ferrari, e cila doli në publik në vitin 2015, pas ndarjes nga Fiat Chrysler.

3. Best Buy (vlera e aksioneve 14.08$)

Best Buy u hodh publikisht në vitin 1985, por sot është më pak e vlefshme se aplikacioni i ndarjeve të fotove, i cilia ka në treg vetëm rreth 6 vite.

4. Seagate (vlera e aksioneve 14.44$)

Seagate, i njohur për “hard drives” ka patur rënie të të ardhurave gjatë viteve të fundit. Kompania doli në publik në NYSE në vitin 2002, por ka qenë e eklipsuar nga ofruesit e tjerë të magazinimit cloud.

5. Hershey (vlera e aksioneve 16.57$)

Snap është rreth dy herë më e vlefshme se kompania Hershey, e cila doli në publik në vitin 1978. Për të vënë këtë në perspektivë, Hershey zotëron më shumë se 80 marka duke përfshirë Reese’s, Jolly Rancher, Kit Kat dhe Twizzlers.

Burimi: techcrunch.com

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale