Volkswagen do të lançojë makinën e ëndrrave brenda 2020-tës - Business Magazine Albania

Volkswagen do të lançojë makinën e ëndrrave brenda 2020-tës


Volkswagen I.D, një koncept i automobilave të së ardhmes, u zbulua gjatë shfaqjes Paris Motor pak ditë më parë. Përtej imazheve reale të automjetit, Volkswagen zbuloi një video të shkurtër rreth makinës ,e cila ngjan me një fantashkencë të vërtetë.

Në fillim të videos një femër takon një makinë me sistem vetëdrejtimi dhe dyert hapen menjëherë. Gruaja merr drejtimin e makinës për një fare kohe dhe pasi shtyp mbi logon e Volkswagen mbi timon menjëherë aktivizohet sistemi i vetëdrejtimit.

Në këtë moment personi përfiton dhe fillon të lexojë mesazhe e të rehatohet mbi ndenjësen. Ky vizion është i ngjashëm me çfarë kemi parë deri më sot nga Uber dhe Google.

Volkswagen I.D pritet të godasë rrugët në 2020-tën, vetëm katër vite më pas. Në një farë mënyrë koncepti dhe videoja kërkojnë të lënë pas skandalin Dieselgate, i cili tronditi besueshmërinë tek gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave.

https://youtu.be/P4xd2bnbgr0

 

burimi: PC-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0