Vetmia, epidemia e re e adoleshentëve. Psikologët: Rrjetet sociale, presion tek të rinjtë - Business Magazine Albania

Vetmia, epidemia e re e adoleshentëve. Psikologët: Rrjetet sociale, presion tek të rinjtë

Adoleshentët sot po vuajnë më shumë nga vetmia dhe ankthi social. Konstatimi vjen nga psikologët e qendrave shëndetësore të cilët, nga vizitat e ushtruara, shohin se rrjetet sociale më së shumti po rrisin ankthin dhe depresionit tek ata.

Adoleshentët kanë shumë presion nga shkolla dhe rrjetet sociale dhe ky presion i bën ata të kërkojnë më shumë se sa kanë prindërit për t‘u ofruar. Kjo çon në ankth dhe depresion, probleme me imazhin ndaj vetes dhe e gjithë kjo problematikë po vjen nga rrjetet sociale”, u shpreh psikologia Albana Xhemali

Komunikimi më adoleshentët po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të vetë izolimit dhe ngjarjet që ata prodhojnë duke u vetë dëmtuar vijnë si rrufe, thotë psikologia

Në rastin e depresionit bipolar janë gjithë kohës të qeshur, euforikë dhe vetëm në një moment familja mund të kuptojë kur mund të ketë pirë ilaçe apo kur mund të kryejë vetëvrasje. Adoleshentët nuk kanë dëshirë të vijnë në terapi. Janë shumë të mbyllur, flasin pak. Është fat kur një adoleshent të vjen në terapi”, shprehet Xhemali.

I vështirë është edhe komunikimi me prindërit

Prindërit thonë që mundohen t’i kuptojnë, por e kanë pak të vështirë që t’i qëndrojnë pranë. Shpesh shqetësimet që ata kanë i konsiderojnë teka të fëmijëve, ndërkohë që problem është më i madh se sa duket. Psikologu ka për detyrë të tregojë rrugët e komunikimit”, theksoi Xhemali.

Vetmia po klasifikohet si epidemia e adoleshentëve në të gjitha studimet e fundit, ndaj mjekët bëjnë  të kalohet sa më shumë kohë me ta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0