Vështirësitë që sipërmarrësit hasin gjatë udhëtimit të tyre - Business Magazine Albania

Vështirësitë që sipërmarrësit hasin gjatë udhëtimit të tyre


Fillimi i një biznesi mund të jetë udhëtimi më me ulje ngritje që ekziston. Të qënit një sipërmarrës nuk është aspak e thjeshtë, por gjithashtu hap mundësi të mahnitshme për të vënë në realitet idetë tuaja dhe për të parë nëse ato funksionojnë në të vërtetë. Kjo është një mënyrë për të sjellë pasionin tuaj në jetë, ndërsa ndihmoni në përmirësimin e jetës së njerëzve të tjerë. Kjo është mënyra juaj për të ndërprerë lidhjet e një pune 9 me 5.

Lexoni: Fakte interesante për sipërmarrësit

Fillimi i biznesit tuaj mund të jetë aventura më e mahnitshme, më e madhe, ë frustruese dhe fitimprurëse e jetës suaj. Këtu janë disa fakte që ndonjëherë janë të vështira për t’u gëlltitur, por që shumica e sipërmarrësve përjetojnë gjatë udhëtimit të tyre të pabesueshëm.

  • Ju duhet të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë çdo ditë
  • Përpjekja juaj e parë në lançimin e produktit apo shërbimit tuaj ka shumë gjasa të dështojë plotësisht
  • Duhet të ‘puthësh’ shumë njerëz që ndoshta dhe nuk i pëlqen
  • Që të bëhesh një sipërmarrës kërkon që të bëhesh një dëgjues shumë i mirë – për klientët, punonjësit, investitorët – eh lista është e pafund
  • Edhe pse ndoshta nuk doni ta prononi, shumë herë ju duhet të vendosni biznesin tuaj përpara familjes suaj
  • Ju kurrë nuk do të punoni 9 me 5, por puna juaj do të jetë më shumë se 16 orë, ditë dhe natë, 7 ditë në javë.
  • Mbledhja e parave apo gjetja e klientëve është shumë më e vështirë se sa imagjinohet – ju do të merrni shumë JO
  • Ju duhet të mësoni që të rrethoni veten me njerëz mbështetës – jo negativë – dhe në disa raste kjo do të thotë pushimin nga puna e një shoku ose anëtari të familjes
  • Ju do të luftoni me mënyrën se si ta mbani produktin apo shërbimin tuaj unik nga ai i konkurrentëve tuaj
  • Suksesi apo dështimi i kompanisë suaj do të peshojë rëndë mbi shpatullat tuaja
  • “Do të mësoj nga gabimet e mia” bëhet mantra juaj
  • Ju jeni në rrezik të vazhdueshëm për t’i humbur të gjitha
  • Ka raste kur harroni se kur ka qenë hera e fundit që keni paguar veten tuaj
  • Reputacioni juaj është gjithmonë në radhë
  • Çdo ditë ka një problem të ri për të zgjidhur
  • Çdo ditë ka më shumë vendime për t’u marrë se sa keni kohë për to
  • Ju vazhdimisht mendoni për rrjedhën e parave dhe shpresoni që klientët tuaj t’iu paguajnë shpejt
  • Ju bëheni stema e të gjitha tregjeve në biznesin tuaj
  • Nëse gjërat shkojnë mirë, ju do të vini në një ditë ku do ta kuptoni se nuk mund ta bëni atë të gjithën vete dhe do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa kontrolle
  • Një vit më vonë ti e kupton se ke një shans më të mirë për t’u goditur nga ‘rrufeja’ se sa për të arritur suksesin tuaj të ëndërruar për një natë – suksesi do të marrë shumë më tepër se një vit kohë

Lexoni: Sipërmarrësit e rinj: Mbështesin vendin tonë apo vendi i mbështet ata?!

burimi: INC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0