Vazhdon skandali i Facebook. Të dhënat tuaja janë ndarë me këto kompani të mëdha

Vazhdon skandali i Facebook. Të dhënat tuaja janë ndarë me këto kompani të mëdha


New York Times ka raportuar se Facebook ka ndarë të dhënat personale me emra shumë të mëdhenj

Sipas raportit të NYT, firma të mëdha si Netflix dhe Spotify u është dhënë leje për të aksesuar të dhënat e miliona përdoruesve për një muaj.

Më shumë dëshmi kanë dhënë ish-punonjës të Facebook dhe partnerët e tij, duke zbuluar se përdoruesit e rrjetit nuk janë njoftuar asnjëherë për përdorimin e të dhënave të tyre apo t’u jetë ofruar opsioni për të refuzuar këtë ndërhyrje.

Dokumente të brendshme të Facebook tregojnë se kompania ka zhvilluar një mjet që lejonte kalimin e të dhënave nga private në publike.

Kjo ndodhte edhe kur përdoruesi kishte bllokuar ndarjen e të dhënave. Kjo leje premium është ofruar nga Facebook për më shumë se 150 kompani si pjesë e disa marrëveshjeve bilaterale që lejonin firma të ndryshme të ndërhynin në rregullat e privatësisë për përdoruesit e këtij rrjeti social.

Lexoni: Parlamenti Britanik zbulon dokumente sekrete të Facebook

Shqetësuese është numri i kompanive që kanë patur këtë akses. Sony, Microsoft, dhe Amazon janë lejuar të shohin kontaktet e përdoruesve ndërkohë që marka të tjera si Spotify, Netflix dhe Royal Bank në Canada, kishin të drejtën për të lexuar, shkruar dhe fshirë mesazhet private të përdoruesve.

Facebook bëri një marrëveshje me gjigantin rus të kërkimit Yandex. “Marrëveshjet, më të vjetrat të cilat datojnë prej vitit 2010, ishin të gjitha aktive në 2017,” raportoi The Times. “Disa ishin ende në fuqi këtë vit.”

Ky ka qenë një vit i tmerrshëm për Facebook, duke nisur me zbulimet se 87 milionë të dhëna të përdoruesve të autorizuara nga firma britanike e të dhënave Cambridge Analytica, pa pëlqimin e duhur të përdoruesit.

Lexoni: 2018, viti katastrofik për Facebook. Zuckerberg humbet miliarda dollarë

/InterestingEngineering

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0